Mitrovicasi që po bën karrierë arti në Lozanë




[Best_Wordpress_Gallery id=”93″ gal_title=”Asllani”]

Piktori Samedin Asllani – Sami, hyn në radhën e piktorëve më të suksesshëm shqiptarë në Zvicër. Punimet e tija kanë gjetur hapësirë në galeritë më të njohura të Zvicrës frankofone.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Në Zvicër jeton dhe vepron një numër i konsiderueshëm i piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë, që kanë migruar nga vise të ndryshme shqiptare. Pa dyshim, në radhën e atyre që kanë gjetur më shumë treg për punimet e tyre është piktori Samdeni Asllani – Sami, i cili edhe është ndër të paktë që jeton nga krijimtaria e tij artistike.

Jeta dhe vepra

Samedin Asllani është i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë. Nga viti 1994 jeton në Zvicër. Asllani për talentin artistik që nga mosha më e re. Kjo e shtyn atë të vijojë studimet në artet e bukura në Prishtinë dhe në Lozanë të Zvicrës. Samedin Asllani ka një karrierë të bujshme artistike, ai ka realizuar një numr të madh të veprave dhe ekspozitave individuale e kolektive në vendet perëndimore. Disa krijime të tija janë pjesë e koleksioneve të galerive artistike dhe individëve të pasionuar të artit.

Suksesi i veçantë për te ishte ekspozimi para do kohe në Galerie du Prieuré në Pully, e cila u vizitua nga shumë pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe figura të njohura të artit nga radhët e vendasve. Këta vizitorë, disa prej tyre koleksionistë nga Gjeneva dhe Norvegjia, shprehën interesim ta njihen më mirë me stilin e veçantë të punës së Asllanit.

Ekspozita në Kosovë e Zvicër

Deri më tash, Samedin Asllani, ka organizuar një varg ekspozitash personale dhe ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive në Mitrovicë, Prishtinë, Cyrih, Lausanne, Yverdon, Martigny, Sion, Denges, Nyon etj. Ekspozita personale ka hapur në galeri të njohura, siç janë: Galerie la Finestra Montreux , Galerie 109 Lausanne, në Galerinë Sezam në Lausanne etj. Ai, kryesisht, jeton nga shitja e pikturave, të cilat kanë gjetur vend në galeri dhe institucione të ndryshme zvicerane.

Vlerësohet se krijimtaria e Samedin Asllanit është një meta-sintezë e tre kohërave dhe dy stileve teknike. Periudha e parë, ajo e zanafillës së krijimtarisë, shihet në suaza të surealizmit, duke pasur si veçanti vijën harmonike me tush. Faza që pason, ajo e zhvillimit të identitetit artistik, karakterizohet me studim ngjyrash ekspresive. Koha e tretë, ajo e maturisë, është gërshetim i këtyre përvojave duke rezultuar me perfeksionimin e një stili artistik personal dhe dallues. Në disa nga punimet e tija më të mira gjen edhe motive shqiptare – oda shqiptare apo lojëra popullore, natyrisht përmes një stilizimi të kapshëm, përplot shije e elegancë.

Përmbajtja e veprës së Samedin Asllanit është kryesisht e udhëhequr nga ndjenjat. Periudhat e ndryshme të jetës së tij janë të shtruara në pëlhurë. Në fillim, arabeskat e shumta dhe të errëta janë ato të kohërave të ikjeve, të mjerimit dhe luftës në vendin e tij. Pastaj, vepra e tij, e ndikuar nga konteksti i migrimit, ndriçohet me kohë, për të dhuruar piktura më të lehta dhe të ndritshme, duke pasur gjithmonë në filigran stilin e tij unik. Kjo veçori është emëruar nga kritika e artit perëndimor «Stili Asllani».

Krahasimet me personazhet e Giakomettit

Vlerësimet e kritikëve të artit për veprën e Samedin Asllanit, të dokumentuara në tekste të ndryshme – qoftë në librin e përshtypjeve në ekspozita, apo edhe në shtypin vendas janë të shumta.

Etiene Dubuis në gazetën «Le Temps» shprehet: Ngjyrat e dramës shihen gjithkund, në çdo pikturë të ekspozuar, ku rrezaton mundimi, nostalgjia, vetmia dhe shpresa. Siluetat e bardha u ngjajnë personazheve të Giakomettit». Ndërsa Florentina Hyseni për pikturat e Asllanit thotë: «Loja e vijave te Asllani është diçka që ende nuk kemi pasur rastin ta shohim në pikturë. Kombinimi me ngjyrë i jep një jetë punimit pothuaj në çdo kohë e lëvizje». Kristina Croti, kritike e artit në Lausanne: «Harmonia e vijës dhe ngjyrës janë elemente që Asllani u jep rëndësinë më të madhe në pikturë. Lëvizjet e vijave në formën e harmonisë nuk mund ta gjejmë te një piktor tjetër». «Pikturat degazhojnë dritë. Koordinimi ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes, përmes harmonisë dhe lëvizjeve të vijave të shumta jep një atmosferë shpresëdhënëse për të ardhmen», thotë Lorance Salomon.[Best_Wordpress_Gallery id=”93″ gal_title=”Asllani”]

Piktori Samedin Asllani – Sami, hyn në radhën e piktorëve më të suksesshëm shqiptarë në Zvicër. Punimet e tija kanë gjetur hapësirë në galeritë më të njohura të Zvicrës frankofone.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Në Zvicër jeton dhe vepron një numër i konsiderueshëm i piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë, që kanë migruar nga vise të ndryshme shqiptare. Pa dyshim, në radhën e atyre që kanë gjetur më shumë treg për punimet e tyre është piktori Samdeni Asllani – Sami, i cili edhe është ndër të paktë që jeton nga krijimtaria e tij artistike.

Jeta dhe vepra

Samedin Asllani është i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë. Nga viti 1994 jeton në Zvicër. Asllani për talentin artistik që nga mosha më e re. Kjo e shtyn atë të vijojë studimet në artet e bukura në Prishtinë dhe në Lozanë të Zvicrës. Samedin Asllani ka një karrierë të bujshme artistike, ai ka realizuar një numr të madh të veprave dhe ekspozitave individuale e kolektive në vendet perëndimore. Disa krijime të tija janë pjesë e koleksioneve të galerive artistike dhe individëve të pasionuar të artit.

Suksesi i veçantë për te ishte ekspozimi para do kohe në Galerie du Prieuré në Pully, e cila u vizitua nga shumë pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe figura të njohura të artit nga radhët e vendasve. Këta vizitorë, disa prej tyre koleksionistë nga Gjeneva dhe Norvegjia, shprehën interesim ta njihen më mirë me stilin e veçantë të punës së Asllanit.

Ekspozita në Kosovë e Zvicër

Deri më tash, Samedin Asllani, ka organizuar një varg ekspozitash personale dhe ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive në Mitrovicë, Prishtinë, Cyrih, Lausanne, Yverdon, Martigny, Sion, Denges, Nyon etj. Ekspozita personale ka hapur në galeri të njohura, siç janë: Galerie la Finestra Montreux , Galerie 109 Lausanne, në Galerinë Sezam në Lausanne etj. Ai, kryesisht, jeton nga shitja e pikturave, të cilat kanë gjetur vend në galeri dhe institucione të ndryshme zvicerane.

Vlerësohet se krijimtaria e Samedin Asllanit është një meta-sintezë e tre kohërave dhe dy stileve teknike. Periudha e parë, ajo e zanafillës së krijimtarisë, shihet në suaza të surealizmit, duke pasur si veçanti vijën harmonike me tush. Faza që pason, ajo e zhvillimit të identitetit artistik, karakterizohet me studim ngjyrash ekspresive. Koha e tretë, ajo e maturisë, është gërshetim i këtyre përvojave duke rezultuar me perfeksionimin e një stili artistik personal dhe dallues. Në disa nga punimet e tija më të mira gjen edhe motive shqiptare – oda shqiptare apo lojëra popullore, natyrisht përmes një stilizimi të kapshëm, përplot shije e elegancë.

Përmbajtja e veprës së Samedin Asllanit është kryesisht e udhëhequr nga ndjenjat. Periudhat e ndryshme të jetës së tij janë të shtruara në pëlhurë. Në fillim, arabeskat e shumta dhe të errëta janë ato të kohërave të ikjeve, të mjerimit dhe luftës në vendin e tij. Pastaj, vepra e tij, e ndikuar nga konteksti i migrimit, ndriçohet me kohë, për të dhuruar piktura më të lehta dhe të ndritshme, duke pasur gjithmonë në filigran stilin e tij unik. Kjo veçori është emëruar nga kritika e artit perëndimor «Stili Asllani».

Krahasimet me personazhet e Giakomettit

Vlerësimet e kritikëve të artit për veprën e Samedin Asllanit, të dokumentuara në tekste të ndryshme – qoftë në librin e përshtypjeve në ekspozita, apo edhe në shtypin vendas janë të shumta.

Etiene Dubuis në gazetën «Le Temps» shprehet: Ngjyrat e dramës shihen gjithkund, në çdo pikturë të ekspozuar, ku rrezaton mundimi, nostalgjia, vetmia dhe shpresa. Siluetat e bardha u ngjajnë personazheve të Giakomettit». Ndërsa Florentina Hyseni për pikturat e Asllanit thotë: «Loja e vijave te Asllani është diçka që ende nuk kemi pasur rastin ta shohim në pikturë. Kombinimi me ngjyrë i jep një jetë punimit pothuaj në çdo kohë e lëvizje». Kristina Croti, kritike e artit në Lausanne: «Harmonia e vijës dhe ngjyrës janë elemente që Asllani u jep rëndësinë më të madhe në pikturë. Lëvizjet e vijave në formën e harmonisë nuk mund ta gjejmë te një piktor tjetër». «Pikturat degazhojnë dritë. Koordinimi ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes, përmes harmonisë dhe lëvizjeve të vijave të shumta jep një atmosferë shpresëdhënëse për të ardhmen», thotë Lorance Salomon.