Mitrovica realizon projektin përreth lumit Sitnica

Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur realizimin e projektit: «Rregullimi i shtratit të lumenjve Sitnica, Trepça dhe Lushta», në bazë të kontratës nr. 009/2015, si nevojë e komunitetit të lagjes «2 Korriku».




Pothuajse ka përfunduar rregullimi i bankinave të lumit Sitnica, pasi që gjatë reshjeve zakonisht del nga shtrati dhe përmbyt lagjen, shkruan sot «Koha Ditore». Irfan Peci, zyrtar i mbrojtjes së mjedisit në Drejtorinë e Ambientit… thotë se me rastin e rregullimit të bankinave, është pastruar edhe lumi në një gjatësi prej 500 metrash, duke u largua nga ai mbeturinat e ngurta dhe disa drunj që e pengonin shtratin e lumit.

Në gjatësinë e përmendur është vendosur baza e deponisë, ndërsa në brigjet e lumit Sitnica, te restoranti «LUX», do të rrethohen për të pamundësuar hedhjen e mbeturinave të ngurta. Banorët e lagjes «2 Korriku», janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti.