Mirësevini në Molvani!

Molvania nuk ekziston, por tre gazetarë australianë kanë shkruar një ciceron turistik për këtë vend fiktiv. Një lezet leximi mes cinizmit dhe shakave të tharta.

Nga Enver ROBELLI, Lutenblag

A e dini si organizohen dasmat në Molvani? Dasmat në Molvani janë ngjarje me rëndësi të madhe shoqërore. Sipas traditës ceremonia fillon me 24 orë agjërim të nuses dhe dhëndrit. Pastaj gruaja nuk guxon të braktis shtëpinë, ndërsa burri i ardhshëm mund dalë dhe të dehet me raki. Kur të afrohet dita e madhe e dasmës nusja lahet me vaj parfumesh dhe nga trupi i hiqen të gjithat qimet – me dyllë dhe me pincetë. (Në disa pjesë të Molvanisë veriore ky proces mund të zgjasë me ditë të tëra!) Nusja vishet në mënyrë solemne dhe dasma shoqërohet me një festë të madhe me banket. Në mbrëmje të martuarit e lumtur futen në dhoma të ndara për të filluar lidhjen e re.

Kjo është vetëm njëra prej qindra shakave shpesh cinike në ciceronin turistik mbi Molvaninë. Natyrisht ky vend nuk ekziston askund në hartën e botës. Tre gazetarë australianë e kanë shpikur atë dhe kanë shkruar një ciceron fiktiv, i cili 100 për qind i përngjan ciceroneve të tjera turistike. Libri është një parodi kundër ciceronëve mbi vendet reale, ku shpesh dominojnë përshkrime pothuaj absurde. Për shembull: gjatë një vizite në Bullgari një kolege e ngarkuar me tre ciceronë citonte nga një copë teksti, i cili «vërtetonte» të gjitha paragjykimet perëndimore mbi burrat bullgarë. Aty nënvizohej se bullgarët, pas tre minutash bisede me një femër, i kërkojnë asaj një puthje. Ne udhëtuam dhjetë ditë nëpër Bullgari, biseduam edhe me shumë burra bullgarë, por asnjëri prej tyre nuk i kërkoi asgjë, madje as një puthje koleges zvicerane, së paku jo pas tre minutash. Se çfarë mund të ketë ndodhur në orët e vona në ndonjë diskotekë të Sofjes është krejt e parëndësishme.

Rakia e hudhrave

Të kthehemi te Molvania, një republikë e vogël diku në lindje të Evropës, me kryeqytet Lutenblagun, me kodrat e Postenvalit, ku turistët mund të pinë raki të hudhrave dhe të mësojnë se ky vend është burim i kollës së keqe. Natyrisht para se të shkoni në Molvani ju duhet të merrni injeksione kundër kolerës, tifos, difterisë, hepatitisit A, hebatitisit B, polios, tuberkulozit, hepatitist C, meningitisit, tetanusit dhe shumë sëmundjeve të tjera. Tani udhëtimi mund të fillojë. Molvanishtja është një gjuhë jo aq e lehtë. Ka katër gjini: mashkullore, femërore, asnjanëse dhe kolektive. Fjala më e lehtë për ta shqiptuar është: Szlengro! (Mirësevini!) Në Ministrinë e Jashtme të Amerikës ekziston një listë me gjuhët më të ndërlikuara dhe me kohën që nevojitet për t’i mësuar ato. Për gjuhën spanjolle llogariten pesë muaj, për koreanishten dhe arabishten 24 muaj, për molvanishten, ndërkaq, duhen 16 vjet!

Molvania ka një histori të gjatë dhe të lavdishme. Për shkak të ngjarjeve të shumta dhe të lavdishme, përshkrimi i të cilave do të harxhonte vagonë të tërë me letër, këtu po përqendrohemi vetëm në shekullin 20-të, kur Molvania prej një vendi të pazhvilluar përparoi dhe u bë superfuqi ekonomike gjysmindustriale. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Molvania ishte aleate e Gjermanisë naziste dhe kishte një polici të fshehtë ushtarake, të cilës ia kishin frikën edhe oficerët e Hitlerit. Pas luftës Molvania përfundoi nën sundimin sovjetik. Diktatori, të cilin molvanët e quanin me përkëdhelje «Bu-Bu», vdiq në vitin 1961 nga vdekja e natyrshme. Ai u vra.

Kthesa e madhe ndodhi në vitin 1982, kur u rrëzua Muri i Lutenblagut, jo për shkak të reformave demokratike, por si pasojë e konstruksionit të dobët. Zgjedhjet e para demokratike të mbajtura një vit më vonë i fitoi një gjeneral, pasi të gjithë kundërkandidatët ishin groposur nga një rrëshqitje dheu. Në vitin 1989 pasoi kthesa tjetër, në pushtet erdhi Partia e Paqes, e cila menjëherë pas fitores i shpalli luftë Sllovakisë dhe Polonisë. Ballafaqimi u shmang shpejt përmes një marrëveshjeje armëpushimi, por, për fat të keq, Molvania u fundos në një fazë të rënies ekonomike, e cila u shoqërua me një grevë 13-vjeçare. Arsyeja e grevës: punëtorët nuk pranonin t’u shkurtohej rroga gjatë pushimeve!

Përjetimi i paharruar

Në vitin 1997 Molvania paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Eeropian (BE), por deri më tani vendi s’është pranuar për shkak se është duke refuzuar ardhjen e inspektorëve për të kërkuar armët biologjike. Sot Molvania është një vend i kontrasteve: nga njëra anë është anëtare provizore e NATO-s, nga ana tjetër në Molvani ende nuk dënohet djegia e shtrigave. Shëndetësia dhe arsimi janë në gjendje të rëndë; ndërkohë Qeveria e Molvanisë financon nga buxheti shtetëror tetë kanale televizive. Të gjitha këto e bëjnë Molvaninë një vend me sharmë të pakrahasueshëm. Numri i vizitorëve nga vendet perëndimore po shtohet për çdo muaj. Philipp Miseree është njëri prej vizitorëve. Ai shkruan: «Është qesharake kur turistët ankohen për vjedhësit apo kanë frikë se mund të plaçkiten nëse qëndrojnë nëpër lagje të caktuara të qytetit. Për mua të jesh viktimë e një plaçkitjeje të vockël është gjithsesi pjesë e përjetimit të përgjithshëm të udhëtimit. Njëherë në dhomën e një hoteli të mjerueshëm në Lutenblag derisa po zgjohesha zbulova se vjedhësit më kishin vjedhur kuletën, kamerën dhe një veshkë – ishte një udhëtim, të cilin s’do ta harroj kurrë».

Një shënim me rëndësi për homoseksualët nga ciceroni i Molvanisë: homoseksualët janë të mirëseardhur, por duhet të kenë kujdes të mos bien në sy! Burrat molvanë janë konservativ, por viteve të fundit kanë bërë disa përparime dhe në shumë pjesë të vendit nuk parashihet më bartja e detyrueshme e mustaqeve. Në vitin 60-të të erës së re historiani romak Tacitus kështu i përshkruante molvanët: «Shikuar nga jashtë janë shumë të vegjël dhe të ngrysur, pa prirje për punë të rëndë apo krijime artistike. Vërtet do të duhej të udhëtohej shumë larg nëpër Perandori për të gjetur një fis më grindavec, më të pasjellshëm, më të ndyrë të gjahtarëve dhe koleksionarëve…». Edhe sot molvanët nuk kanë ndryshuar shumë. Ata janë të ashpër, flasin me zë të lartë. Një tipar i pazbuluar i karakterit të tyre është humori tipik dhe i përzemërt sllav. Barsoleta më e famshme molvane është kjo: «Një burrë në gjah ec nëpër mal dhe gjen një arkë me monedha ari. Këto mbase i takojnë një njeriu të pasur, mendon ai dhe vendosë të pres kthimin e pronarit për t’ia plaçkitur këtë pasuri». Sa i përket monedhës zyrtare: ajo quhet strubl. Në kohëra lufte dhe gjatë krizave ekonomike shpesh si mjet pagese pranohet edhe hudhra. Si të shkohet në Molvani? Me aeroplan! Kompania ajrore Aeromolv është shumë e njohur. Në vitin 2000 shtypi ndërkombëtar kishte raportuar gjerësisht për një grevë të pilotëve molvanë, të cilët protestonin kundër synimit të Qeverisë që atyre t’ua ndalojë konsumin e alkoolit në dy orët e fundit para fluturimit. Edhe një këshillë: në rast se një familje molvane ju fton për vizitë, është zakon të sillni ndonjë dhuratë – për shembull lule, pemë, revole ose (për fëmijë) cigare.

Për herë të parë ciceroni mbi Molvaninë u botua në vitin 2003 në Australi (Molvania. A Land Untouched By Modern Denistry), një vit më vonë pasoi një edicion për Angli dhe një përkthim në italisht. Në gjermanisht libri është botuar nga shtëpia botuese Heyne (madje libri propagandohet edhe me një faqe interneti: www.molwanien.de). Një faqe tjetër po ashtu për Molvaninë është kjo: www.jetlagtravel.com/molvania. Çfarë do të ishte Molvania sikur të mos kishte edhe një poet (poeta laureatus) me emrin: K.J. Bcekjecmec, i cili me këto vargje të parimueshme i kishte përshëndetur vizitorët e Molvanisë në vitin 1920: «Eja të pimë nga një raki / Të urojmë njëri-tjetrin / Të mallkoj ty dhe familjen tënde / Përjetësisht!»

Autorit të këtij teksti s’i mbetet tjetër përveçse nga Lutenblagu, pra nga kryeqyteti i Molvanisë, të shpresoj se ka arritur të entuziazmojë lexuesit për të vizituar këtë vend, ku lopët – si pasojë e një eksperimenti gjenetik – i kanë dy këmbë. Komenti cinik i molvanëve: lopët tona është vështirë t’i mjelësh, por lehtë t’i ruash!Molvania nuk ekziston, por tre gazetarë australianë kanë shkruar një ciceron turistik për këtë vend fiktiv. Një lezet leximi mes cinizmit dhe shakave të tharta.

Autorit të këtij teksti s’i mbetet tjetër përveçse nga Lutenblagu, pra nga kryeqyteti i Molvanisë, të shpresoj se ka arritur të entuziazmojë lexuesit për të vizituar këtë vend, ku lopët – si pasojë e një eksperimenti gjenetik – i kanë dy këmbë. Komenti cinik i molvanëve: lopët tona është vështirë t’i mjelësh, por lehtë t’i ruash!