Mirëpritje vëllazërore në Bashkësinë Shqiptare të Montrealit në Kebek të Kanadasë

Nga 9 deri më 14 gusht 2016 në Montreal të Kanadasë u mbajt Forumi Social Botëror (WSF). Pjesë e pjesë e tij sivjet ishte me një delegacion nga Unia. 15 vite pas krijimit në Porto Alegre (Brazil), WSF-ja për herë të parë u mbajt në një vend industrial të hemisferës veriore. Programi përmbante tema të mëdha globale dhe ndërkombëtare: migracioni, klima, varfëria, marrëveshjet për tregti të lirë, si dhe kërkesa dhe luftëra regjionale. Përshtypjet nga Forumi dhe takimi me shqiptarët atje.

Marshi i hapjes se WSF 2016 Montreal

Delegacioni i sindikatës Unia të Zvicrës në Forumin Social Botëror (WSF) 2016 në Montreal të Kanadasë përbëhej nga: kryesuesja e delegacionit Rita Schiavi, anëtare në udhëheqësi qendrore të Unia-s; Aurora Garcia, drejtuese e sektorit për migracion në Unia; Lena Frank, sekretare nacionale për rini në Unia; autori i këtyre rreshtave, Osman Osmani, sekretar nacional për migracion në Unia; Carmela Frasci Simonato, aktiviste sindikale në grupin e interesit të grave dhe të migrantëve të Unia-s; Andrea Tognina, gazetar i gazetës sindikaliste Area në gjuhën italiane; Giuseppe Reo, drejtues i Unia-s për regjionin e Zvicrës qendrore; Bruna Campanello, sekretare nacionale për sektorin e artizanateve në Unia; Hans Schäppi, kryetar i fondacionit Solifonds. Këtij delegacioni i ishin bashkëngjitur edhe përfaqësuesit e Sindikatës Ndërkombëtare të Ndërtimtarisë dhe Përpunimit të Trurit (BWI) si: Ambet Yuson (sekretar gjeneral) dhe Jin Sook Lee (përgjegjëse e fushatave për Gratë dhe Migracioni), Rud Baars (përfaqësues nga Holanda), Nina Kreuzmann (përfaqësuese nga Finlanda) dhe George Scott (përfaqësues nga Bermuda).

Pabarazia e shpërfaqur edhe në WSF

Me datë 9 gusht në Montreal, jemi në mesin e turmës për marshin e hapjes së WSF-së. Në krye të kolonës marshojnë përfaqësuesit e popullatës autoktone të Kebekut «First Nations» dhe «Inuits». Lufta e tyre për vendin e të parëve ishte prezentë gjithandej në Forum. Pas tyre marshojnë sindikatat, organizatat joqeveritare, studentët… Mjerisht, shumë përfaqësues nga pjesa jugore e botës mungonin, ose për shkak të rrugës së shtrenjtë ose për shkak se shumë prej tyre nuk iu dhanë vizat hyrëse për në Kanada. Një Forum Social Botëror, i cili – ç’është e vërteta – nuk përfaqësonte tërë botën…

Punëtori të shumta me tema të ndryshme

Krahas temave të mëdha globale që u trajtuan në këtë Forum nuk mungoi edhe trajtimi i atyre regjionale e kontinentale. Të përfaqësuara mirë nëpër punëtori ishin sindikatat e Kanadasë dhe të tërë botës. U fol për të drejtat e punëmarrësve, të emigrantëve, mbi privatizimet, mirëpo edhe për temat ekologjike, teknologjitë e reja… dhe, para së gjithash, u zhvilluan mjaft takime dhe shkëmbime.

Delegacioni i Unia-s baskë me përfaqësuesit të Sindikatës Ndërkombëtare të Ndërtimtarisë dhe Përpunimit të Drurit ishte e përfshirë në katër punëtori, të cilat trajtuan temat mbi emigracionin e punës. Barazinë në sektorin e ndërtimtarisë, të drejtat e punëtorëve dhe manifestimet sportive, si dhe marrëveshjet për tregti të lirë (TISA, TTIP, CETA). Kjo e fundit ishte mjaft prezente në Montreal, pasi prek edhe vetë nikoqirin e WSF-së, Kanadanë. Marrëveshjet për tregti të lirë janë tema qendrore, sepse ato vënë në pikëpyetje të gjitha të arriturat tona sociale e ekologjike dhe ato në rrafshin e Kontratave Kolektive të Punës.

Eigrantët dhe imigrantët – shprehjet e ëndrrat e njëjta, por je edhe të drejtat

Ne në Toronto, pak para fillimit Forumit, me 7 e 8 gusht takuam ndaras edhe sindikatat e Torontos si dhe organizatat e emigrantëve. Gjatë vizitës së sindikatave simotra u njohëm me organizimin, punën dhe fushëveprimtarinë specifike të tyre. Ndërsa në takimin me organizatat e emigrantëve  patëm rast të bisededonim me regjisoren dhe disa nga emigrantët protagonistë të një filmi dokumentar, i cili përshkruan gjendjen e rëndë të punëtorëve të përkohshëm në Kanada. Me atë rast vërejtëm se shprehja «emigrant/e» në Kanada nënkupton emigrantët me leje të përkohshme qëndrimi. Të tjerët, shumica e popullsisë, janë imigrantë. Shprehjet janë të njëjta, sikurse ëndrrat, mirëpo jo edhe të drejtat. Ky takim, sikur edhe diskutimet tjera në Forumin Social Botëror, më kanë vërtetuar se sa i rëndësishëm është organizimi i të gjithë emigrantëve, pavarësisht statusit të tyre.

Bashkësia Shqiptare e Montrealit në Kebek të Kanadasë

Para nisjes për në Forumin Social Botëror në  Kanada, shfrytëzova nga rasti dhe gjurmova në rrjetet sociale mbi shoqatat e mundshme të shqiptarëve atje. Ne Facebook hasa në faqen e Bashkësisë Shqiptare të Montrealit. Në këtë qytet, ku u zhvillua Forumi i sivjetmë Social Botëror nga 9-14 gusht, pata kënaqësinë dhe nderin të takoja edhe drejtuesit e Bashkësisë Shqiptare për regjionin e Kebekunt, ku bën pjesë edhe Montreali. Fillimisht takova Presidentin e kësaj Bashkësie, z. Rikard Shporin, i cili krahas punës profesionale dhe drejtimit e reprezentimit të BSHM, angazhohet edhe vullnetarisht në përkujdesjen e qytetarëve në moshë dhe me nevoja të qytetit. Për këtë angazhim ai edhe u shpërblye zyrtarisht. Nga mesi i shumë konkurrentëve, Presidenti i Bashkësisë sonë të Kebekut, z. Rikard Shpori ka fituar dhe çmimin e parë për angazhim humanitar vullnetar, të ndarë nga zyrtarët shtetërorë të Kanadasë.

Më pas, bashkë me Rikardin në Montreal, takuam edhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të Kryesisë se Bashkësisë se këtushme Shqiptare: Agim Zeqirin, Drejtor i Departamentit Humanitar dhe Idriz Behën, Drejtor i Arsimit e Kulturës se Bashkësisë Shqiptare Kebek në Montreal. Që të tre këta aktiviste të palodhshëm vullnetarë ne shërbim te komunitetit shqiptar në Kanada.

Mirëpritja shqiptare edhe në Kanada

Për datën 15 gusht Bashkësia Shqiptare e Kebekut në parkun e njohur të qytetit Montreal kishte organizuar një piknik familjar për pjesëtarët e Bashkësisë së atjeshme Shqiptare. Kryesia e Bashkësisë me në krye presidentin Rikard Shporin dhe dy drejtorët e departamenteve të BSHM, Agim Zeqiri e Idriz Beha, nuk ngurruan të dëshmonin mikpritjen shqiptare dhe në Montreal të Kebekut në Kanadanë e largët, duke ftuar në drekën e piknikut edhe delegacionit 12 anëtarësh të sindikatës Unia, bashkë me përfaqësuesit e sindikatave ndërkombëtare të ndërtimtarisë e përpunimit të drurit që i ishin bashkangjitur delegacionit tonë.

Ngrohtësia, mirëpritja dhe së fundi ftesa mikpritëse që iu bë delegacionit tonë sindikalist të Zvicrës nga ana e Bashkësisë Shqiptare të atjeshme, më bënë shumë krenar. Një vepër për çdo mirënjohje e Rikard Shporit e Shkodrës, Agim Zeqirit e Vitisë, Idriz Behës e Prishtinës dhe Ramushin e Kaçanikut, Aleksin e Pukës, Nehatin e Dibrës si dhe të gjithë pjesëtarëve të komuniteti shqiptar atje.

Me presidentin e BSHK, Riakrd Shorin, në puntoritë e WSF-së
Me presidentin e BSHK, Riakrd Shorin, në puntoritë e WSF-së
Me anetaret e kryesisë se BSHM-së
Me anetaret e kryesisë se BSHM-së
Në një Workshop
Në një Workshop