Mirëpriten sukseset e Federatës së Minigolfit të Kosovës




Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin dhe njëkohësisht trajnerin e Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiun, të shoqëruar nga Vullnet Mustafa, lojtar dhe pjesëmarrës në «Cxech Masters 2015», ku zuri vendin e parë në të gjitha kategoritë. Njofton kumtesa nga MKRS.

 

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj federate me sukseset e arritura në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv, transmeton Koha.net .

Po ashtu, ministri Shala u informua nga drejtuesit e kësaj federate për aktivitet dhe shtrirjen e saj, dhe njëkohësisht me sfidat me të cilat përballet ajo.

Ai iu premtoi bashkëpunim dhe mbështetje, në avancimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë, si dhe në afirmimin e tij në planin ndërkombëtar.