Mirënjohje për të punësuarit në Zvicër

Agjencioni i rejtingut Standars & Poor’s konfirmon kredibilitetin e Zvicrës. Për të mirë përmenden edhe punëtorët, raporton Agjensia Zvicerane e Lajmeve.

«AAA/A-1» me të ardhme stabile, është nota me të cilën agjensioni i rejtingut Standars & Poor’s e vlerëson Zvicrën. Sipas agjensionit, ajo ka një ekonomi përparuese dhe konkurruese, si dhe një qeveri stabile. Për më tepër, vendi ka një pozitë të fortë të ekonomisë së jashtme dhe fleksibilitet të admirueshëm monetar.

Heqja dorë nga kufiri i poshtëm i kursit të euros nga Banka Kombëtare Zvicerane nuk e ka cënuar kredibilitetin e Zvicrës, del nga raporti i Stanrd & Poor’s – S&P – i publikuar të premten në Londër. Kthimi në një kurs fleksibil këmbimi do t’i japë Zvicrës fleksibilitet më të lartë në përthithjen e njësive më të mëdha dhe do t’i zvogëlojë depozitat spekulative. Barometri i rreziqeve i certifikon sektorit të brendshëm bankar një nivel të ulët të rrezikshmërisë 2 nga 10 shkallët e parapara.

Agjensioni parasheh një rritje më të ulët ekonomike në 2015-tën si rezultat i heqjes së kursit minimal. Ajo e ul parashikimin për rritjen e produktit të brendshëm bruto nga 1,7 në 0,7 përqind. Këto efekte negative, sipas agjensionit, do të zhbëhen në vitin 2016. Me nota të mira S&P i vlerëson edhe të punësuarit në Zvicër. Me miratimin e rritjes së orëve të punës në javë dhe shtyrjen e rritjes së rrogave, ata kanë treguar fleksibilitet në periudha të forcimit të frangut, konstaton agjensioni. Pasiguri ai sheh në miratimin e Iniciativës së Migrimit Masiv.

Me vlerësimin «AAA» me perspektivë «stabile» e kishte vlerësuar Zvicrën një agjension tjetër rejtingu në maj të këtij viti – Fitch. Shtetet me vlerësime të mira vlejnë si borxhli të sigurtë; për shkak të rrezikut të ulët për kreditorë, ata mund të negociojnë kamata të ulëta. / ks

 Foto: Kujtim SHABANI