Mirëkuptim

Santorini, Greqi. Foto: Shutterstock



E diel. Kopsat nëpër xhaketa shkëlqejnë
si buzëqeshje të vogla. Autobusi u nis.
Ca zëra gazmorë – e çuditshme
të mundesh të dëgjosh e të përgjigjesh. Poshtë pishave
një punëtor mëson t’i bjerë fizarmonikës. Një grua
i tha dikujt mirëmëngjes – një mirëmëngjes kaq të thjeshtë e të natyrshëm,
sa dhe vetë do të doje të mësoje fizarmonikën nën pisha.

Jo pjesëtimit dhe zbritjes. Të mundesh të shohësh
përjashta vetes – ngrohtësi dhe paqe. Të mos jesh
vetëm ti por edhe ti. Një mbledhje e thjeshtë,
veprim i vogël i aritmetikës praktike, që kapet lehtë,
sa dhe fëmija mund ta përdorë duke luajtur me gishtat nëpër dritë,
a duke i rënë asaj fizarmonike që të dëgjojë gruaja.

Përktheu: Aristotel Spiro