«Mirëdita, Dobar dan» në Prishtinë me filma të Bekim Fehmiut

Edicioni i dytë i Festivalit «Mirëdita, dobar dan!», do të vazhdojë në Kosovë. Pas prezantimit të skenës kulturore e artistike kosovare në Serbi, ky festival do të shtrihet edhe në Kosovë nëpërmes organizimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi, transmeton Koha.net.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Java e Filmit të Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 06 – 10 tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiu, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: «Mbledhësit e Puplave», «Gethi i Gjerë», «Era», «Edukimi Special» dhe «Kurthi për Gjeneralin».

Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 06 Tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi «Mbledhësit e Puplave», ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967. Ndërsa shfaqja e filmave të tjerë do vazhdoj në bazë të orarit të planifikuar deri me datë 10 Tetor 2015, në Kino ABC and Dokukino.

Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas.

Sipas organizatorëve, festivali «Mirëdita, dobar dan!» është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Projekti «Mirëdita, dobar dan!» implementohet nga Integra, Iniciativat Qytetare, Qendra për Politikë në bashkëpunim me KFOS dhe forumZFD. «Java e Filmit të Bekim Fehmiut» organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, Kino ABC, Dokukino, KTV, Sarajevo Film Center and Center Film. Ky projekt mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada Zvicerane në Prishtinë, Ministria e Kulturës në Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.