Miratohet me plotë kritika projekt-buxheti i Komunës së Podujevës për 2016

Një varg kritikash janë adresuar ndaj udhëheqësve komunalë të Podujevës kur është diskutuar për projekt-buxhetin e vitit 2016.




Këshilltarët komunalë të partive opozitare kanë akuzuar ekzekutivin se të gjitha investimet po i bën në lokalitetet prej nga vijnë ata, gjë që është kundërshtuar nga zyrtarët komunalë, raporton Koha.net.

Opozitarët kanë thënë gjithashtu se ky projekt-buxhet nuk ndryshon nga vitet e kaluara dhe se nuk ofron zhvillim ekonomik.

Buxheti për vitin e ardhshëm është miratuar me shumicë votash dhe kap shumën 18.446.799 €. Nga grandi i Qeverisë janë 16.736.798 €, ndërsa nga të hyrat vetjake 1.710.000 €.