Miqve

Wisława Szymborska.



Të njohur me hapësirat
nga toka deri te yjet,
po humbasim në këtë hapësirë
nga toka deri te kryet.

Eshtë një dukuri ndërplanetare
kjo keqardhje deri në lotë.
Në rrugën nga një rremë drejt së vërtetës
ti pushon së qeni i ri.

Na bëjnë për të qeshur aeroplanët reaktivë,
kjo ndërprerje e heshtjes
mes fluturimit dhe zërit
– si rekord i botës.
Ka pasur fluturime më të shpejta.
Zëri i tyre i vonuar
na shkul nga gjumi
tash pas shumë vitesh.

Përhapet klithma:
Jemi të pafajshëm!
Kush po thërret ? Rendim.
hapim dritaret.
Befas ndërpritet zëri.
Pas dritareve yjet
po rrëzohen si pas të shtënave
suvaja po bie nga muri.