Ministria e Shëndetësisë dhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës me Marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, dhe Kryetarja e Kuvendit e të Rinjve të Kosovës, Deniza Limani, nënshkruan sot Marrëveshje bashkëpunimi në mes MSh-së dhe KRK.




Ministri Rrahmani ka thënë se MSh-ja është e gatshme të mbështesë projekte që për synim kanë sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e shëndetit të kësaj grupmoshe dhe popullatës në përgjithësi, njofton kumtesa komunale.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga MSh-ja dhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, do të realizohet një projekt pune i cili ka për qëllim vetëdijesimin e rinisë kundër dukurive negative, siç janë: parandalimi nga përdorimi i lëndëve narkotike, këshillime për dhe mbi mënyrën e përdorimit të masave mbrojtëse për parandalimin e SST dhe shtatzënisë së padëshiruar, transmeton Koha.net.

Aktivitetet që do të kryhen në bazë të marrëveshjes, do të realizohen në gjashtë komuna të Kosovës në Pejë, Shtime, Vushtrri, Lipjan, Deçan dhe Kamenicë.