Ministri Rrahmani vë në dispozicion telefonin e tij për ankesat e qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vendosur që akuzat e pacientëve për korrupsion në institucione shëndetësore t’i trajtojë vetë.




Me këtë iniciativë, Rrahmani i ka injoruar një zinxhir instancash të brendshme të MSH-së të cilët merren me ankesat e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore. Përmes një postimi në «Facebook» ai ka dhënë kontaktet e tij personale në të cilat pacientët mund ta kontaktojnë.

«Të nderuar qytetarë të Kosovës, ju lutem që nëse jeni të detyruar në çfarë do forme të jepni ryshfet (mitë) për të marrë një shërbim shëndetësor apo administrativ (me krye ndonjë punë) në institucionet shëndetësore shtetërore (publike) ose në Ministri të Shëndetësisë, të paraqiteni në kabinetin tim ose të lajmëroni në telefonin tim personal: …».