Ministri kantonal në Zvicër tregohet i përzemërt me një diler shqiptar të drogës

Pierre Maudet, ministër për drejtësi në Kantonin e Gjenevës, është angazhuar që shqiptari K.M. të mos e humb lejen e qëndrimit në Zvicër – ndonëse ishte dënuar për tregti me drogë dhe shpëlarje të parave.

Nga viti 2009 deri më 2015 kantoni i Gjenevës ua ka marrë lejet e qëndrimit vetëm pesë personave për shkak të veprave penale. Kjo shifër, sipas gazetës «SonntagsBlick» të Zürichut, është mjaft e ulët dhe tregon se kantoni i Gjenevës kryesisht tregohet tolerantë ndaj delikuentëve. Këtë javë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg vendosi njëzëri që shqiptari K.M. duhet të braktis Zvicrën. Në vitin 2001 ai ishte dënuar me dy vite e gjysmë burg për shkak të spastrimit të parave të fituara nga tregtia me drogë. Kundër këtij vendimi ai kishte zhvilluar një betejë juridike 14-vjeçare – nga instancat gjyqësore në Zvicër deri te Gjykata në Strassburg. Dhe në këtë betejë, siç bën të ditur «SonntagsBlick», krimineli shqiptar gëzonte mbështetje nga niveli më i lartë. Gati të gjitha instancat në Zvicër ishin deklaruar për përzënien nga Zvicra të shqiptarit K.M. Vetëm një zyrtar kishte kundërshtuar: ministria e Drejtësisë e kantonit të Gjenevës, e cila drejtohet nga Pierri Maudet, i cili vjen nga radhët e partisë liberale FDP. Më 23 janar 2013 ministri 37-vjeçar i kishte shkruar një letër prej gjashtë faqesh Entit Konfederal për Drejtësi, ku angazhohej për spastruesin e parave.

«Sipas pikëpamjes sonë ekziston rreziku që të shkelet e drejta private dhe familjare sipas nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut», shkruante Maudet në letrën e tij. Andaj, sipas tij, është adekuate që Enti Konfederal për Migracion të rishqyrtojë qëndrimin e tij.

Maudet nuk ka pranuar të flasë për rastin konkret. Ai ka thënë se qëndrimi i dikasterit të tij kërkohet detyrimisht nga Enti Konfederal i Drejtësisë. Letra në fjalë nuk duhet të kuptohet si angazhim i veçantë për një çështje apo person të caktuar. Maudet ka theksuar se angazhohet për një politikë të pakompromis të përzënies nga Zvicra të personave që shkelin ligjet e vendit. Këtë, sipas tij, e tregojnë shifrat: në vitin 2014 përzëniet nga kantoni i Gjenevës janë shtuar për 40 për qind në krahasim me vitin 2013. Por kjo nuk është e vërteta e plotë: fjala bëhet për dëbim të njerëzve me qëndrim ilegal dhe jo me persona që kanë kryer vepra penale si shqiptari K.M. -lli

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI