Ministri e do në krye të AKPM-së ish-kryeshefin që ia vodhën barnat    




Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka propozuar emrin e kryeshefit të ri të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM). I përzgjedhuri i ministrit është Jeton Shala. Në listë të ngushtë kanë qenë edhe Arianit Jakupi, kryeshef aktual, dhe Lutfi Mulaku, i punësuar po ashtu në AKPM.

 

Në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë pranuar se është bërë propozimi për kryeshef, i cili përfundimisht mund të marrë votat e Qeverisë se Kosovës të mërkurën (nesër). Nëse Shala merr miratimin e Qeverisë për të udhëhequr AKPM-në, kjo do të jetë hera e dytë që udhëheq me këtë institucion. Herën e parë e ka udhëhequr më 2011, në kohën kur MSh-ja drejtohej nga Bujar Bukoshi i LDK-së, shkruan sot «Koha Ditore».

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë detaje se kënd e ka propozuar ministri për këtë pozitë. Por kanë lënë të kuptohet që është zgjedhur kandidati i cili ka pasur me së shumti pikë në konkursin e shpallur nga Ministria e Administratës Publike (MAP) .