Ministrat e BE-së mblidhen për refugjatë  




Ministrat e Brendshëm të BE-së dhe ata të Drejtësisë së 28 shteteve anëtare do ta kenë një takim të jashtëzakonshëm të Bruksel, ku do të shqyrtojnë propozimet për shpërndarjen e refugjatëve, raporton TV ARTA.

 

Këto propozime i kishte paraqitur javën e shkuar kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, transmeton Koha.net. Ministrat do të flasin për pranimin solidar të pothuajse 160 mijë refugjatëve nga zonat e prekura nga lufta në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Disa shtete evropiane tashmë kanë shprehur kundërshtimet e ashpra ndaj këtij plani që nënkupton kuota të detyrueshme për të gjitha shtetet e BE-së.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, më herët kishte thënë se nëse plani i Junckerit nuk merr shumicën e përkrahjes, do të thërrasë një samit të jashtëzakonshëm të BE-së kah fundi i këtij muaji.