Militanti

Langston Hughes.



Le të hajë në paqe kush të dojë
Bukën e turpit.
Unë zërin tim do ta ngre
E së thirruri s’do të pushoj
Që kjo gjë s’është e drejtë.
Për punën time të ndershme
Më jepni një rrogë qesharake,
Për ëndrrat e mia të ndershme —
Pështyma dhe shuplaka.

Grusht
I bashkova gishtërinjtë:
Sot
Do t’ju thyej turinjtë.

Përktheu: Aurel PLASARI