Milionat e Spitalit të Ferizajt rrezikojnë të shkojnë suficit

Rreth 7 milionë euro mjete të Qeverisë së Kosovës që do të pritej të investoheshin sivjet në ndërtimin e Spitalit rajonal në Ferizaj, rrezikojnë të ngelin suficit për shkak të zvarritjeve që janë shkaktuar dhe për shkak të një qorrsokaku në të cilin është futur ndërtimi spitalit, shkruan sot «Koha Ditore».




Në të vërtetë, ashtu siç kishte nisur me shumë paqartësi të tenderohej ndërtimi i Spitalit në Ferizaj, madje, edhe me më shumë paqartësi po përcillet periudha prej kur është anuluar tenderi për ndërtimin e tij. Tenderi është anuluar në gusht, kurse u.d. i drejtorit të Spitalit…, Bejtush Jaha, ka shpresuar se shumë shpejt mund të ritenderohet ndërtimi spitalit. Ai ka thënë se po bëhet gjithçka që është e mundur të mos humbin mjetet për ndërtim.

«Jemi duke sqaruar disa detaje dhe po mundohemi të përshpejtojmë procedurat e ritenderimit në mënyrë që të mos na humbin mjetet për spitalin», ka thënë shkurt ai.