«Mikpritje me ngjala, byrek dhe raki»

Gazeta zvicerane «Blick» promovon pushimet në Shqipëri: Rrezitje në kulm prej fieri – diçka për avantura relaksuese.

Dhërmi. Foto: Shutterstock.com



Mbrëmje në bregdetin jugor të Shqipërisë. «Dëshironi të flini në plazh?», i pyet i pyet një banor lokal mysafirët në një gji jo larg Dhërmisë, duke iu ofruar një çadër të tyre të ngritur gati. Pak më pas iu sjell gota të mbushura deri në grykë me raki.

Gazetarja thekson faktin që garazhisti në Shqipëri ishte hidhëruar kur turistët kishin dashur ta paguanin atë për shërbimin e fryrjes së gomave të makinës. Ndërsa nikoqirja 77-vjeçare ku ishin vendosur i kishte qërasur vazhdimisht me ngjala, byrek dhe fruta nga kopështi i shtëpisë së vet.

Për gazetaren, mikpritja nuk është arsyeja e vetme përse do të duhej vizituar vendin 2,8 milionësh të shqiptarëve «midis Malit të Zi dhe Greqisë». Ajo i referohet «New York Times»-it, i cili e paskësh vendosur Shqipërinë në vend të katërt të 52 vendeve të cilët duhet vizituar patjetër. Dhe citon: «Kjo është Europa kur ishte e paharxhuar dhe e lirë».

Në plazhin shqiptar shtrihesh në krevatët e drunjtë, nën çadrat e mbaruara vet me fier të thatë dhe përpara e ke detin e kaltër Jon. Sikurse çdo sekret, destinacioni i pushimeve në Shqipëri nuk është më edhe aq i mbrojtur, pohon artikulli. Pra mos pyesni për hotele në Ksamil, Sarandë, Himarë apo Vlorë, por në bujtinën e një fshati bregdetar, sugjeron gazetarja dhe siguron që kjo funksionon. ks