Mikesha

Bertolt Brecht.



Më pyet ç’është dashuria-
Po unë nuk e kam ndjerë
Më pyet ç’është gëzimi
S’e pashë të ndrisë në terr.

Më pyet ç’është brenga
Atë që po e njoh
Atë e kam mikeshë
Ajo mua më do.

(Në shqip nga Ardian Klosi)