Mësuesit e Winterthurit ndjekin kurse për zbulimin e radikalizimit të nxënësve

Ata duhet të mund t’i diktojnë me kohë shenjat e radikalizimit të nxënësve. Për këtë, të gjtihë mësuesit e Winterthurit do të aftësohen nga specialistë të këtyre çështjeve.

Qyteti i Winterthurit prej kohësh është në fokus të opinionit publik për faktin që shumë xhihadistë në Zvicër kanë ndonjë lidhje me këtë vend. Ai tani reagon kundrejt zhdukjes së pesë të rinjëve, të cilët thuhet se kanë shkuar të luftojnë për ISIS-in. Drejtoria e Shkollave ka angazhuar specialistë të jashtëm, të cilët duhet të ndihmojnë në zbulimin e radikalizimit të nxënësve.

Me këta ekspertë shkolla do t’i kundërvihet sfidës së radikalizimit, është shprehur për një televizion lokal të Cyrihut një përfaqësues i Drejtorisë së Shkollave. Ndër detyrat e specialistëve antiradikalizim është aftësimi i mësuesve të të gjitha shkallëve për njohjen e këtyre rreziqeve. Këta do të duhet të mësojnë t’i njohin shenjat e radikalizimit. Dhe të tilla janë – për shmebull – mbulimi i një nxënëseje me shami ose kur një nxënës refuzon t’ia japë dorën mësueses. Kursi fillon në shtator, transmeton Tages Anzeiger. ks