Mësuesit e Cyrihut i refuzojnë bonuset

Një studim me mësues në Cyrih, lidhur me bonuset për angazhim të veçantë, sjell rezultate befasuese. Raporton Tages Anzeiger.

Për rezulate posaçërisht të mira, mësuesit shpërblehen me bonuse vejtore. Këtë vit kantoni i Cyrihut dhe komunat përreth do të japin gjashtë milion franga për kontribute të tilla. Meqenëse kjo praktikë është e re për shkollat, Lidhja e Mësueseseve dhe Mësuesve të Crihut ka kryer një hulumtim joreprezentativ me 450 anëtarë të saj. Nga studimi del që vetëm 28 për qind e tyre i miratojnë bonuset. 72 përqind e mësuesve të anketuar janë parimisht kundër tyre, sepse bonuset ndjellin smirë dhe shpërndarja e tyre, sipas të anketuarve, është arbitrare.

Ideja e bonuseve ka të bëjë me heqjen e një shtese tjetër në shpërblimin e mësuesve. Deri në vitin 2014, mësuesit që u jepnin mësim më shumë klasave njëkohësishtë fitonin një të ashtuquajtur ‹shtesë shumëklasëse›. Për një klasë të tillë, të përzier, prej dy gjeneratash vinin 3’300 franga në vit; në rast të tre dhe më shumë gjeneratave – bilez 6’700 franga. Nga kjo përfitonin disa qindra mësues, dhe kostoja totale e saj shkonte në tre milion franga.

Qeveria fshinë shtesën

Deri më tani merrej si e mirëqenë që këta mësues duhej të përgaditeshin më shumë dhe ishin më të angazhuar se të tjerët. Por me reformat shkollore duhet që të gjithë mësuesit të marrin përsipër nxënës të vështirë nga e ashtuquajtura ‹klasë e vogël› dhe kërkohet gjithnjë e më shumë punë individuale me nxënësit. Martin Wendelspiess, shef i Entit të Shkollimit, është i binur që sot nuk është më e lehtë t’i japësh mësim një klase Sek-B me 25 nxënës se sa një klase të përzier me 12 a 13 nxënës.

E këtij mendimi ishte edhe Qeveria e Cyrihut, e cila në shkurt të 2014-tës e zëvendësoi shtesën për klasa të përziera me një shtesë prej një herësh në vit, nga e cila mund të përfitojnë të gjithë mësuesit. Në fakt zërat kritik u dëgjuan që atëherë, vazhdon raportimin TA. Sipas tyre, kjo para nuk do të mund të shpërndahej në mënyrë të drejtë. Bonusi nuk zgjidh ndonjë problem në një klasë të vështirë, thonin kritikët.

Minimum 500 franga, maksimum 8’000

Për t’i barazuar mësuesit me nëpunësit e tjerë të kantonit, të cilët marrin gjithashtu shtesa vjetore, shuma totale duhej të rritej në gjashtë milionë franga. Kështu, për një shkollë mesatare me 35 mësues me orar të plotë vihen në dispozicion 24’4000 franga për shtesa në vit. Për krye mësuesi, një shtesë nuk guxon të jetë më e ulët se 500 franga dhe më e lartë se 8’000.

Për shpërndarjen e bonuseve kompetetë janë kujdestarët e shkollave. Ata vendosin për shtesat mbi bazën e kërkesës së udhëheqësve të shkollave. Sipas studimit të Lidhjes së Mësuesve, për 31 për qind të tyre është e paqartë si shpërndahen këto fonde. Të tjerët i dinë kriteret që kërkohen për bonusin, por shumë prej tyre nuk janë dakord me to. Një pjesë e mësuesve të intervistuar janë të mendimit që këto para nuk jepen sipas këtyre kritereve, por sipas hamendjeve.

Sipas studimit, për bonuse konsiderohen mësuesit e klasëve të përziera dhe ata me klasë të mëdha. Shpesh përfitues të shtesave vjetore janë mësuesit me klasë të vështira, ose ata që janë shquar për angazhim të posaçëm dhe fleksibilitet. Nuk është kriter për bonuse specializimi e një mësimdhënësi në teknologjitë informative.

Ndërkohë ekzistojnë mendime të ndryshme për sa i përket asaj se a duhet të dinë mësuesit, se kush prej tyre përfiton nga fondi i bonuseve, e kush jo.

Bashkë me pocilët

Çështja qëndrore që shtron media, pas daljes së rezultateve të studimit, është ajo se a ka kuptim që mësueseve dhe mësuesve t’u jipen shtesa të cilat ata nuk i dëshirojnë? Kryetaja e Lidhjes të Mësuesve, Lilo Lätsch, thotë se mësimdhënësit këtë para do ta dëshironin më shumë në formën e një ngritje rroge. Ata kanë edhe propozime konkrete për këtë, të cilat do t’i kuvendojnë me bashkime të tjera profesionale. Fundja, shtesat vjetore janë të diskutueshme edhe te policët, apo te personeli mjekësor. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJANjë studim me mësues në Cyrih, lidhur me bonuset për angazhim të veçantë, sjell rezultate befasuese. Raporton Tages Anzeiger.

Foto: © Fahredin SPAHIJA