Mësohu me vdekjen

Foto: Shutterstock



Mësohu me vdekjen.
Përmendsh
Sipas ortografisë
Të shprehjeve të të vdekurve
Shkruaj gjithsej
Si republika apo gojë-luani
Mos e ndaj
Ndërmjet të vdekurve
Je i zgjedhuri i perëndive
Mësohu herët me vdekjen
Dashuria ndaj atdheut
Po ashtu është vdekjeprurëse
Mësohu me vdekjen
Në dashuri
Mësohu me vdekjen jo vetëm
Për humbjen e kohës
Koha është vetëvrasëse
Dhe orë të tëra varet në drunj
Pyete vetveten
Pyete drejtpërdrejt

Përktheu nga gjuha polake: Mazllum SANEJA