Mësim politik në shkolla?




Nga perspektiva e qytetarëve duhet më shumë investim në shkollimin politik. Mësimi praktik dhe neutral duhet të zgjojë te të rinjtë interesimin për politikën.

Ky është konstatimi që del nga një studim i institutit studimor GfS në autorizim të Bakës Julius Bär. Ideja ishte përpunimi i propozimeve konkrete në fushën e politikës së brendshme, citonojnë mediat zvicerane – TA, NZZ…

Kënaqësi në politikë

Mëse tre të katërtat e rreth 1’000 të intervistuarve mendojnë që rritja e interesimit për politikën mund të realizohet përs një shkollimi më të mirë të qytetarëve. Kështu kërkohet që në të gjtha fazat e shkollimit, nga klasa e shtatë, të inkurajohet kultura politike dhe aftësia e dikutimit te personat me të drejtë vote përmes tematizimit të referendumeve. Kjo do të bënte që përmes debateve tek të rinjtë të zgjohej dëshira për politikë.

Për ta forcuar interesimin e të rinjtëve për politikën duhen konsideruar më fuqishëm rrjetet elektronike dhe sociale, shkruan raporti i GfS-së. Shumica e të intervistuarve janë të mendimit që shkollimi politik duhet të jetë praktik dhe neutral. Lënda e politikës duhet të ketë të njëjtën rëndësi që e ka matematika.

Në pyetje Qeveria

Si një impuls për implementimin e kësaj ideje, GfS parasheh angazhimin e task-forcave në rrafsh të Federatës. Sipas tij, me angazhimin e komisioneve ose grupeve interdiciplinare të punës në çështje strategjike vendimet mund të sillen më shpejtë. Kjo reformë, megjithatë, gjen në popullatë më shumë përkrahje se, për shembull, ndryshimi i numrit të ministrave në Qeveri. Shumica shprehet për një qeveri të plotfuqishme, e cila për çështje të rëndësishme, vendos unanimisht. Mbi 50 për qind e të intervistuarve nga instituti kërkon që Zvicra të jetë më ofensive në politikën e jashtme.

Në mënyrë të vendosur refuzohet një reformë eventuale e Federalizmit, me çka ndikimi i kantoneve do të zvetënohej përballë qyteteve dhe komunave. Ata gjithashtu janë kundër një reforme të Dhomës së Vogël të Parlamentit, ku kantonet e mëdha të kishin më shumë vota. Të intervistuarit nuk janë për idenë që në rast iniciativash të rritet kushti i nënshkrimeve nga 100’000 në 200’000. / ksNga perspektiva e qytetarëve duhet më shumë investim në shkollimin politik. Mësimi praktik dhe neutral duhet të zgjojë te të rinjtë interesimin për politikën.

Ky është konstatimi që del nga një studim i institutit studimor GfS në autorizim të Bakës Julius Bär. Ideja ishte përpunimi i propozimeve konkrete në fushën e politikës së brendshme, citonojnë mediat zvicerane – TA, NZZ…

Kënaqësi në politikë

Mëse tre të katërtat e rreth 1’000 të intervistuarve mendojnë që rritja e interesimit për politikën mund të realizohet përs një shkollimi më të mirë të qytetarëve. Kështu kërkohet që në të gjtha fazat e shkollimit, nga klasa e shtatë, të inkurajohet kultura politike dhe aftësia e dikutimit te personat me të drejtë vote përmes tematizimit të referendumeve. Kjo do të bënte që përmes debateve tek të rinjtë të zgjohej dëshira për politikë.

Për ta forcuar interesimin e të rinjtëve për politikën duhen konsideruar më fuqishëm rrjetet elektronike dhe sociale, shkruan raporti i GfS-së. Shumica e të intervistuarve janë të mendimit që shkollimi politik duhet të jetë praktik dhe neutral. Lënda e politikës duhet të ketë të njëjtën rëndësi që e ka matematika.

Në pyetje Qeveria

Si një impuls për implementimin e kësaj ideje, GfS parasheh angazhimin e task-forcave në rrafsh të Federatës. Sipas tij, me angazhimin e komisioneve ose grupeve interdiciplinare të punës në çështje strategjike vendimet mund të sillen më shpejtë. Kjo reformë, megjithatë, gjen në popullatë më shumë përkrahje se, për shembull, ndryshimi i numrit të ministrave në Qeveri. Shumica shprehet për një qeveri të plotfuqishme, e cila për çështje të rëndësishme, vendos unanimisht. Mbi 50 për qind e të intervistuarve nga instituti kërkon që Zvicra të jetë më ofensive në politikën e jashtme.

Në mënyrë të vendosur refuzohet një reformë eventuale e Federalizmit, me çka ndikimi i kantoneve do të zvetënohej përballë qyteteve dhe komunave. Ata gjithashtu janë kundër një reforme të Dhomës së Vogël të Parlamentit, ku kantonet e mëdha të kishin më shumë vota. Të intervistuarit nuk janë për idenë që në rast iniciativash të rritet kushti i nënshkrimeve nga 100’000 në 200’000. / ks