Mesditë

Drilon, Pogradec.



Afsh` i ditës, valavitës

Dhe ky dielli që djeg,

Edhe tisi i mesditës

E mbuluan bregun krejt

 

Dhe tani nuk shquan syri

Det i kaltër ku mbaron

Ku mes tyre është kufiri

Dhe këtu qielli fillon.

 

Në mister vëllazëruar

Male, qiej edhe dete,

Krejt të kaltër kanë sajuar

Një natyrë e botë më vete.

 

Dhe kjo barkë që ikën tutje

Edhe zbradhë përmbi dallgë

Porsi pëllumbeshë duket,

Që hap krahët dhe shkon larg.

 

Përktheu: Vangjel Millo