Mesazhe motivuese në bananet për nxënës

Në bananet dedikuar nxënësve, Truman ka vendosur sentenca motivuese, si: «Asnjëherë mos u dorëzo», «Ju jeni të mençur», apo «Vazhdoni, përpiquni».




Menaxheri i një kantine shkolle në «Kingston Elementary School» në Virginia ka zgjedhur një mënyrë unike për t`i motivuar nxënësit. Kësisoj, ai ka shkruar mesazhe motivuese në bananet dedikuar nxënësve, raporton FOX News. Stacey Truman nëntë vjet radhzi ka mbajtur një kantinë në këtë shkollë, por kohë më parë vendosi të transformohet në dhurues bananesh. “Unë të njëjtin veprim e bëj me fëmijët e mi në shtëpi, ndaj pse të mos e bëj të njëjtën gjë edhe në punë”, ka deklruar Truman. Në banane, Truman ka vendosur sentenca motivuese, si: «Asnjëherë mos u dorëzo», «Ju jeni të mençur», apo «Vazhdoni, përpiquni».

«Shumica e thënieve që kam shkruar në banane janë këshilla që duhet t`i jepen  fëmijëve çdo ditë apo janë mesazhe, të cilat dëshironi t`i dëgjoni  në ndonjë moment të caktuar gjatë jetës», ka potencuar Truman. Ky veprim i Trumanit nuk i shpëtoi as drejtoreshës së shkollës Sharon Shevbridge, e cila ka postuar një foto në rrjetin social Tvitter. Fotoja me shpejtësi ka marrë karakter viral. Shevbridge ka shaqur bindjen që një praktikë e tillë nga kjo shkollë të përvetësohet si model edhe në shkollat e tjera, ku përfitues do të jenë nxënësit. «Shpresoj se edhe shkollat e tjera do ta shohin se sa e lehtë është mënyra që nxënësit të marrin porosi dashamirëse», ka theksuar drejtoresha Shevbridge.

(dp/FOXnews)