Mesatarja e rrugës për në punë në Zvicër: 14,5 kilometra

Nga dera në derë, për në punë a për në shkollë, në Zvicër duhen gjysmë ore. Megjithatë, ka një ndryshim: Burrat enden më gjatë se gratë.

Stacioni i trenit në Bernë më 2014. Foto: Ernst Christen / Shutterstock.com

Është zgjatur rruga për në punë: Më 2014 në krahasim me një vit më parë ishin 100 metra më tepër, e transmeton «20 Minuten» Entin Federal të Statistikave. Plot 25 për qind e endacakëve udhëtojnë më larg se 50 kilometra deri te vendi i punës, ndërsa mbi 30 për qind punën e kanë më afër se pesë kilometra nga vendbanimi.

Ka edhe një detaj: Me 15,7 kilometra, burrat e kanë për 20 për qind më të largët rrugën për në punë se sa gratë, të cilat për këtë mesatarisht kalojnë 13,1 kilometra. Përndryshe, del që njerëzit me shkollim të lartë udhëtojnë më larg deri te vendi i punës nga ata që kanë kryer një zanatë apo vetëm shkollimin e obliguar.

Edhe një gjë: rrugë më e shkurtër nuk domethënë patjetër edhe më pak kohë: Endacakët nga qarku i Gjenevës më 2014 me 7 kilometra e kanë pasur rrugën më të shkurtër për në punë nga të gjitha qarqet e tjera të Zvicrës. Por 33 minutat që iu duheshin atyre për këto kilometra janë vlera e shtatë më e lartë mesatare e kohës për rrugën e punës.

Rruga për në punë zgjat shumë në hapsirën e gjërë të Cyrihut. Dhe në qendrat urbane për të shkuar në punë më parë përdoren bicikletat apo transporti publik, apo shkojnë edhe në këmbë. Gjithsesi pak kohë duan vendet e punës në regjione të largëta malore.

Më tepër se gjysma e endacakëve zviceranë vazhdojnë ta përdorin veturën si mjet transporti, këta më 2014 përbënin 52 për qind. Kjo i bie lehtë më pak se një vit më parë. Është shtuar, sikurse edhe vitet pararendëse, transporti hekurudhor. Nga 1990 deri më 2014 numri i endacakëve me rrjetin hekurudhor pothuajse është dyfishuar, duke shkuar nga 327’000 në 636’000 veta.

Më 2014 trenin si mjet kryesor transporti e përdornin 16 për qind e endacakëve në Zvicër. Rreth 14 e shfrytëzonin autobusin apo tramvajin. Edhe këtu del një detaj: 57 për qind e burrave enden me veturë, kurse të njëjtën e bëjnë vetëm 48 për qind e grave.

Ndërkaq 90 për qind e të punësuarve më 2014 – domethënë 3,9 milonë njerëz – për të shkuar në punë jnaë nisur nga shtëpia e tyre. 70 për qind e endacakëve punojnë jashta komunës së banimit, kurse 19 për qind punojnë edhe jashtë kantonit të banimit. ks