Merkel: Refugjatë të Ballkanit, duhet të ktheheni në shtëpi   




Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se në Gjermani po arrijnë shumë njerëz nga vende të «sigurta» ballkanike dhe ka shtuar se ata duhet që shpejt ta kthehen në shtëpi nëse nuk kanë bazë për kërkesë azili , gjë që askush nga ata nuk e ka.

 

Në intervistën për Reinische post, ajo ka thënë, transmeton Koha.net, se nuk ka kufizime ligjore për numrin e njerëzve që ikin nga ndjekja politike e të cilët Gjermania mund t’i pranojë, por ka shtuar se ata që nuk kanë të drejtë për azili duhet të kthehen në shtëpi.

Në pyetjen se sa refugjatë në vit mund të pranojë Gjermania, Merkel ka thënë se nuk mund të japë shifër të saktë.

«Baza themelore për azil për njerëzit me ndjekje politike kufij,e kjo ka të bëjë edhe me refugjatët që po vijnë te ne për të ikur nga lufta qytetare e ferrit», ka thënë kancelarja.