Merkel në shtator e merr titullin e doktorit nga Universiteti i Bernës

Në vizitën e saj më 3 shtator në Zvicër, kancelarja gjermane Angela Merkel do ta marrë në dorëzim titullin Doktor Nderi nga Universiteti i Bernës. Ky titull asaj i është ndarë në 2009-tën.

Në fakt, Angela Merkel më 3 shtator do të absolvojë një vizitë zyrtare në Zvicër. Me këtë rast asaj do t’i dorëzohet titulli Doktor Nderi, të cilin kancelares Universiteti i Bernës ia ka ndarë në vitin 2009. Për më tepër, në një ceremoni jo të hapur, Angela Merkel në ambientet e Universitetit të Bernës do të mbajë një fjalim me temë aktuale nga Europa dhe UE-ja. Më pas ajo t’iu përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve, shkruan «20 Minuten»

Titulli Doktor kancelares Angela Merkel nga Universiteti i Bernës i është ndarë për politikën e saj të dialogut. Kështu është thënë në motivacionin e atëhrërshëm të institucionit. Fizikanja e promovuar – është thënë në vendimin e Universitetit – mbi bazën e formimit të saj shkencor situatat i analizon me kujdes dhe opsionet e veprimit i peshon në mënyrë të rreptë. Për më tepër, ajo angazhohet për procesin e integrimit europian, si dhe për të drejtat e grave dhe të njeriut në përgjithësi.

Që atëherë ishte thënë që titulli i nderit Merkelit do t’i dorëzohej më vonë. Dhe tani ka ardhur koha e pikërishme për këtë gjë. Atëbotë, në 2009-tën, Universiteti i Bernës e festonte 175-vjetorin e ekzistimit të tij. Vizitën e Angela Merkelit në Zvicër e ka kumtuar dje – të hënën – ministri i jashtëm zviceran Didier Burkhalter. Me këtë rast nuk ishte përmendur paraqitja e saj në Universitetin e Bernës. ks