Mërgimtari thotë se u keqtrajtua nga policia në Morinë

Sami Xani, mërgimtar nga Gjermania, po pretendon se u keqtrajtua nga policia gjatë kthimit nga Shqipëria për në Kosovë, raporton KTV.

Mospërputhja e dokumenteve me të bashkëshortes, e cila është me prejardhje nga Ukraina, bëri që ai të ndalohet për një kohë nga pjesëtarët e policisë në pikë kalimin kufitar Morinë.

Por, kur njëri nga komandantët e policisë erdhi dhe verifikoi dokumentet, Xanit iu kërkua falje për këtë gabim, siç e quajtën të pjesëtarëve të policisë.

I shqetësuar me këtë sjellje, Xani paraqiti rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës, përcjell Koha.net. Inspektorati Policor nëpërmes një përgjigjeje me email ka konfirmuar se pas shqyrtimit të ankesës rasti është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës për dyshimet se ka pasur shkelje disiplinore.