Mërgimtarëve po u pamundësohet birësimi i fëmijëve në Kosovë, thotë Izmaku

Deputetja Xhavahire Izmaku, në seancën e parë vjeshtore është marrë me procedurat e birësimit të fëmijëve jashtë Kosovës, të cilat sipas saj janë të tejzgjatura.




«Ato zgjasin shumë, deri në tri vjet. Ne po i humbin mundësinë këtyre fëmijëve që të gjejnë një familje në të cilën do të mund të vazhdonin të rriteshin dhe të kishin një ambient që tash u mungon», ka thënë Izmaku.

«Ne kemi mundësi që si Kuvend t’i rishikojmë ligjet për familjen dhe për birësimin e fëmijëve, në mënyrë që familjeve vullnetmira të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës t’ua mundojmë birësimin në një afat më të shkurtër», ka shtuar më tej.