Mërgimi i poetëve




Homeri s`kish një atdhe,

Edhe Danteja duhej ta linte të vetin

Li-Bo dhe Du-Fu arratiseshin ndër luftëra civile,

Që gllabëritën 30 milion njerëz.

Euripidit i kanoseshin me procese

Dhe Shekspirit,duke vdekur, ja mbyllën gojën.

Fransua Vijonin e kërkonte jo vetëm Muza.

Po edhe policia.

I dashuri, i quajtur

Lukreci, shkoi në mërgim

Kështu Hajne, dhe kështu u strehua

Brehti nën çatinë daneze prej kashte.

Përktheu: Lasgush Poradeci