Mëngjesi nuk është koha ideale për kafe

Kafeja, menjëherë pas zgjimit mund t`u bëjë nervoz dhe hiperaktiv, pak kohë pasi që ta pini atë, por edhe ju bën ndjeshëm të lodhshëm disa orë më pas. "Definitivisht duhet kufizuar konsumimi i kafesë sapo të hapen sytë pas gjumit”, thotë nutricionistja Laura Cipullo.




Sipas një anketimi të kryer nga «Reuters», më tepër se 85 për qind e  njerëzve në Amerikë zakonisht konsumon kafeinë, ndaj jo rastësisht mëngjesi u përngjet me aromë të kafesë së freskët. Pjesa dërmuese e njerëzve as që mund ta paramendojnë mëngjesin pa kafe. Por, ekspertët thonë se kjo pije e preferuar është më mirë të konsumohet gjatë ditës se sa në mëngjes. Nutricionistët thonë se mëngjesi i hershëm nuk duket të jetë koha më e mirë për  konsumumin e kafesë, nëse dëshironi të jeni të kthjellët dhe të qetë. Kafeja, menjëherë pas zgjimit mund t`u bëjë nervoz dhe hiperaktiv, pak kohë pasi që ta pini atë, por edhe ju bën ndjeshëm të lodhshëm disa orë më pas. “Definitivisht duhet kufizuar konsumimi i kafesë sapo të hapen sytë pas gjumit”,  thotë nutricionistja Laura Cipullo. Pas zgjimit, organizimi fillon të prodhojë sasi të rritur të kortizolit,  hormon i stresit i cili na kthjellë. Nëse atij i shtoni kafeinë, e cila e bën të njëjtën gjë, atëherë definitivisht organizmi do të ngarkohet shkaku i efektit të dyfishtë. Kjo për faktin se pas disa orësh të këtij veprimi të dyfishtë, sasia e kortizolit harxhohet dhe organizmin e kaplon ndjesia e lodhjes së tepërt. Në këtë kontekst, kafeja e parë e mëngjesit, këshillohet të pihet disa orë pasi që të jeni zgjuar. «Pijeni kafenë, atëherë kur organizmi prodhon më pak kortizol dhe atë afërsisht 3-4 orë pasi që të jeni zgjuar. Do të kisha thënë se mesdita apo pasditja e hershme është koha më idelae për pirjen e kafesë. Në këtë periudhë, niveli i kortizolit është fare i ulët, teksa dobianga kafeja më e madhja», thekson nutricionistja Lisa Lisiewski. Megjithatë, jo të gjithë pajtohen mekëtë teori. Disa nutricionistë, konsiderojnë se më me rëndësi se sa koha kur pihet kafeja është e rëndësishme sasia e saj. Por, të gjithë pajtohen se kafeja nuk është mirë të pihet vonë!

(dp/businessinsider.com)