Mëngjesi është plot

Foto: Shutterstock



Mëngjesi është plot stuhi
në zemër të verës.

Si shami të bardha lamtumire ecin retë,
ora i tund me duart e saj endacake.

Zemrat e pafundme të verës
rrahin mbi heshtjen tonë të dashuruar.

Ritingëllojnë ndër pemët, hyjnore, muzikore,
si një gjuhë plot luft’ e këngë.

Era që shkul gjethet e vdekura në sulm të shpejtë
dhe shmang shigjetat pulsuese të zogjve.

Era që atë zhvesh, me dallgë pa shkumë
dhe pezull e mban, pa peshë, dhe zjarret fashit.

Thyhet e zhytet masa e puthjeve të saj
shkapetur në portën e erës së verës.

Përktheu: Maksim Rakipaj