Sonntag, 26. Februar 2017

Mendim

Një njeri që lexon, qoftë edhe vetëm një libër në vit!

Festat e fundvitit në hapësirën mediale shqiptare sollën, siç bën vaki tradicionalisht, paradën e llumit, turpit dhe të konsumit pa shije. E mbi të gjitha, sollën edhe njëherë njeriun shqiptar të shfytyruar të kësaj kohe! Çka duhet të bëjë ky njeri në vitin 2017? Një listë me detyra - shtëpiake dhe joshtëpiake.

Donald Trumpi belg

Ministri i Azilit dhe Emigracionit të Belgjikës, Theo Francken, është në një luftë politike e ligjore me gjykatat belge për mosdhënien e vizës humanitare një familjeje siriane nga Halepi. Duke u barrikaduar në qëndrimet e tij, ministri vazhdon të sfidojë tërë sistemin e drejtësisë belge! Francken dhe ministria e tij po ashtu kanë dorëzuar dy propozime tek Këshilli Europian i Ministrave kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian.

Homazh emigrantëve të parë shqiptarë

Shënim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve. Veteranë të emigracionit shqiptar në Zvicër vijnë në vetën e parë për idenë e mërgimit, punën, gjuhën e huaj, përditshmërinë, pengjet, shëndetin, vendlindjen, dilemat, fundin...

Pacienti maqedonas

Dy partitë kryesore maqedonase kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në kampin politik shqiptar duket se janë shënuar ndryshime dramatike.

Shqiptari i Vitit…

Kur e pyetën yllin e Hollywoodit, Robert Mitchum, se kush ishte aktori më i mirë, sharmeri i njohur me cinizmin e tij tha se...

Turqia është partner, nuk është armik

Sulmi ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren është edhe vepër antishqiptare. Që Kosova është bërë shtet me thelb të kalbur – për këtë s’është faji i Turqisë, por i elektoratit që mashtrohet e shitet lehtë. Turqia është aleat i rëndësishëm i shqiptarëve dhe përherë duhet të jemi mirënjohës sidomos për angazhimin e Ankarasë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Shamia që mbulon të gjithë

Të gjitha vendet e BE-së – pavarësisht se garantojnë të drejtat themelore në sistemet e tyre sekulare – e kanë rregulluar çështjen e bartjes së shamisë në institucione publike varësisht nga veçoritë e tyre politike, sociale, ekonomike e të sigurisë. Në këtë mënyrë, edhe në rastin e Kosovës, rregullimi i kësaj çështje, do të duhej të reflektonte kontekstin dhe argumentet e grupeve të interesit.

Papërgjegjësi dhe injorancë në diskursin publik

Në vorbullën e informacionit të pakontrolluar është e rëndësishme të ruajmë jo vetëm shendëtin tonë mendor si lexues, por edhe të ruajmë minimumin e njerëzillëkut kur përdorim dhe shpërdorim «fjalën së lirë». Në arenën publike «kafja» është institucioni suprem ku krijohet debati politik, elitar dhe intelektual në Kosovë. Në «kafe» analizohet, komentohet, gjykohet, dënohet, nxirren ekspertiza mjeko-ligjore.

Pajtimi shqiptaro-serb: këpucët e mëdha për Ramën dhe Vuçiqin

Edi Rama nuk duhet të humb kohë me idetë e tij groteske për «pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve», duke marrë si shembull të gabuar pajtimin historik gjermano-francez. Këpucët e Konrad Adenauerit dhe të Charles de Gaullit janë shumë të mëdha për Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin.

Ndeshja e turpit!

Kosova është ekip i ri në këtë garë. Duhet ta mbështesim fort e më fort. Por jo duke brohoritur për vrasje. Duhet të dëshmohet qartë se Kosova është bërë pjesë e futbollit ndërkombëtar për të luajtur, jo për të vrarë!

Artikuj të zgjedhur

6,803FansaPëlqeje
141NdjekësNa Ndjek
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.