Tuesday, 19. June 2018

Mendim

Shteti si model biznesi

Çfarë bën pushteti në Kosovë nuk është politikë për qytetarët. Çfarë bën pushteti në Kosovë është model për mbushje të xhepave. Dhe këtë pushteti e bën pothuaj hapur, pa iu dridhur qerpiku. Sa do të jetë kështu? Sa do të zgjasë kjo anarki? Për aq kohë sa njerëzit të jenë të kënaqur se po u mjafton një pashtetë për të mbijetuar. Nëse ambicia qytetare për shtet funksional reduktohet në kërkesën biologjike për mbijetesë, atëherë ndryshime serioze politike nuk do të ketë.

Kundër instrumentalizimit të Shqipërisë për betejat populliste austriake

Refugjatët le të rrinë në kampe në Shqipëri. Kjo duket se është kërkesa e kancelarit austriak Sebastian Kurz ndaj qeverisë së Tiranës. Në prapavijë kjo ide synon dëmtimin dhe rrëzimin e kancelares gjermane. Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e këtyre lojërave të ndyra të popullistëve nga Vjena.

Sinjal kundër fanatikëve fetarë

Austria ka vendosur të mbyllë disa xhami dhe të dëbojë imamë që financohen nga Turqia. Ky është një vendim i duhur. Dhe një sinjal edhe kundër imamëve të dyshimtë nga viset shqiptare, të cilët «ligjërojnë» nëpër diasporë.

S’ka më «zajebanci»!

Si mbeti pa vend pune Boris Dezhulloviqi, më i miri kolumnist jo vetëm i Kroacisë? Përse e largoi atë nga puna gazeta dikur e famshme «Oslobogjenje» e Sarajevës? Dhe përse me miletin mund të tallet Bakir Izetbegoviqi bashkë me sulltanin nga Stambolli, ndërsa Boris Dezhulloviqi nuk guxon të tallet me budallallëqet e politikanëve? Një leksion nga Bosnja mbi kohërat e errëta ballkanike.

Në vend të përmendoreve socrealiste në Prizren…

...do të duhej ndarë para për një qytet të pastër, një bursë për një shkrimtar mysafir nga bota gjermane, për pajisjen e shkollave me kompjuterë, për hapjen e një biblioteke, për botimin e një ciceroni turistik, për një muze që do të ruante kujtimin për gazetën «Rilindja», e cila doli në Prizren më 12 shkurt 1945.

Keqkuptimi i temave politike

Një shikim i detajuar i lajmeve në televizionin «Klan Kosova» tregon se si hapësira informative e lajmeve kryesore është në gjendje të krijojë një realitet të përçudnuar të problemeve që i ka shoqëria. Gjatë monitorimit të lajmeve të javës së fundit të prillit të vitit 2018 në «Klan Kosova» shihet se kemi të bëjmë me humbjen e të «përditshmes», të «kudondodhurës» si probleme për shoqërinë, dhe ngujimin në tema të politikës së nivelit të lartë, që rëndom njihen edhe si «makro-politikë».

Një ditë me 52 tabutë

Për Donald Trumpin një ditë e madhe, për palestinezët një tragjedi me së paku 52 të vrarë. Mbi një ditë të përgjakshme në Lindjen e Afërt.

Mirë se vini në legolandin politik

Athua politikanët e VV-së dhe të PSD-së po e vërejnë se askush nuk është i interesuar të lexojë se si shahen mes vete, si ironizojnë njëri-tjetrin, si merren me dizajnët e njëri-tjetrit, si mallkojnë njëri-tjetrin? Zari është hedhur. PSD pas kuvendit në hotel duhet të dalë në fushë dhe të bind elektoratin – dhe kjo nuk do të jetë punë e lehtë. Ndërsa VV më mirë të merret me të ardhmen e saj se sa me baltosje të atyre që deri dje i lavdëronte. Asnjëra palë, as VV, as PSD, të mos kenë shpresa të mëdha se nga kjo përçarje do të dalin më të fortë se ç’ishin kur qenë bashkë.

Bankete banditësh

Mbi dialogun me Serbinë dhe St. Moritzin mondan, tragjedinë e policëve dhe tragjedinë e gazetarisë, festën e rrejshme për fitoren në arbitrazh rreth PTK-së gati të falimentuar nga pushteti – dhe mbi krimin e radhës të PDK-së: shitjen e fshehtë të katër hidrocentraleve një kompanie turke. A ka drejtësi në këtë vend? Dhe kur zgjohet nga gjumi ky popull?

Pse të rinjtë e Gjilanit i shohin ëndërr disa pleq në Stuttgart?

Shënime krejt personale për vizitat në «mëmëdhe» dhe për një gjeneratë të re, e cila ëndërron të punojë në azil pleqsh në Gjermani.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.