Melankoli

Kasëm Trebeshina.

Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s’jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.

Jemi fare pran’në jetë
dor‘ për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!
Burg 1954