Mega Meka

Dikur, para se të dilnin mjetet moderne për udhëtim të shpejtë nëpërmjet deteve a qiellit, duheshin disa muaj për të mbërritur deri në Mekë.

Zemra shpirtërore e islamit ndodhej larg prej kryeqyteteve të mëdha si Stambolli, Delhi a Isfahani, transmeton «Koha Ditore». Njerëzit e përkushtuar për haxhillëk vinin në këmbë, me deve ose më qerre të tërhequra prej kuajve.

Beduinët plaçkitës

Dhe ishin beduinët që i shihnin pelegrinët si burim të mirëseardhur për plaçkitje nëpër qytetet antike që ndodheshin afër shkretëtirave.

Me kalimin e kohërave dhe me shpikjen e aeroplanëve me udhëtime të shpejta, po rritet gjithnjë e më shumë numri i myslimanëve të shtresës së mesme që duan ta kryejnë njërën prej pesë shtyllave të islamit: shkuarjen në haxhillëk.

http://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611233549357.jpg?w=640

Më shumë se pesë milionë myslimanë kanë kryer umrën: apo udhëtimin drejt Mekës jashtë kohës së caktuar për kryerjen e haxhillëkut. Dhe miliona sauditë i konsiderojnë këta miliona myslimanë si turistë dhe mundësi e mirë ekonomike për Mekën.