Mediat serbe: NATO s’merret me FSK-në

Mediat serbe, duke u thirrur në burime jozyrtare në NATO, raportojnë Aleanca Veriatlantike nuk do të vendosë për FSK-në, dhe se ajo është çështje e brendshme e Kosovës.




«Nuk është punë e NATO-s të vendosë për strukturën, mandatin dhe misionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ardhmëria e FSK është çështje e brendshme e institucioneve lokale vendore. Për momentin NATO e mbështet zhvillimin e FSK në kuadër të misionit dhe mandatit të tyre burimor, përmes ekipit të NATO-s për lidhje dhe këshillim. Nëse mandatet dhe misioni i këtyre forcave evoluon, Këshilli Atlantik i Veriut menjëherë do ta shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s».

Kështu raporton t’i jetë thënë jozyrtarisht për të përditshmen «Danas» në selinë e NATO-s, përcjell Koha.net.

Këtë, gazeta beogradase e ka bërë si përgjigje ndaj deklarimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës se «Kosova e ka marrë pëlqimin nga NATO për krijimin e forcave të armatosura, në të cilat duhet të transformohen FSK».