Mediat e huaja raportojnë për arrestimet në Kosovë




Lajmi për arrestimin e 40 personave nga Policia e Kosovës, të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak ka zënë vend edhe në mediat e huaja.

Lidhur me këtë, Agjencia e lajmeve Reuters raporton se 40 persona janë arrestuar sot në Kosovë nën dyshimet se kanë luftuar me kryengritësit islamikë në Siri dhe Irak, në përpjekje për të ndalur rekrutimin e luftëtarëve vullnetarëve në këtë shtet të vogël të Ballkanit.

Kjo agjenci citon një burim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës e cila kishte thënë se 100-200 kosovarë besohet të kenë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.

Sipas Reuters, Kuvendi i Kosovës pritet që të shpejti ta miratojë një ligj i cili ndalon kosovarët që të rekrutohen në luftërat e huaja dhe se ligji parasheh deri në 15 vjet burg për ata që u bashkohen këtyre luftërave.

Edhe agjencia e lajmeve Associated Press shkruan për operacionin e sotëm për të cilin thekson se është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë kundër radikalëve islamikë në Kosovë duke sjellë edhe fotografi gjatë operacionit në një xhami të improvizuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

AP raporton se autoritetet kosovare kanë qenë të alarmuara pasi që numri i shqiptarëve të Kosovës që i janë bashkuar militantëve në Siri është rritur ndërsa në mediat sociale janë bërë përpjekje për të joshur më shumë ndjekës.

Po ashtu lajmi për arrestimin e 40 personave është transmetuar edhe në disa nga mediat amerikane, duke përfshirë këtu edhe ABC NEWS, e cila ka cituar raportimet e bëra nga AP. / bkLajmi për arrestimin e 40 personave nga Policia e Kosovës, të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak ka zënë vend edhe në mediat e huaja.

Lidhur me këtë, Agjencia e lajmeve Reuters raporton se 40 persona janë arrestuar sot në Kosovë nën dyshimet se kanë luftuar me kryengritësit islamikë në Siri dhe Irak, në përpjekje për të ndalur rekrutimin e luftëtarëve vullnetarëve në këtë shtet të vogël të Ballkanit.

Kjo agjenci citon një burim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës e cila kishte thënë se 100-200 kosovarë besohet të kenë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.

Sipas Reuters, Kuvendi i Kosovës pritet që të shpejti ta miratojë një ligj i cili ndalon kosovarët që të rekrutohen në luftërat e huaja dhe se ligji parasheh deri në 15 vjet burg për ata që u bashkohen këtyre luftërave.

Edhe agjencia e lajmeve Associated Press shkruan për operacionin e sotëm për të cilin thekson se është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë kundër radikalëve islamikë në Kosovë duke sjellë edhe fotografi gjatë operacionit në një xhami të improvizuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

AP raporton se autoritetet kosovare kanë qenë të alarmuara pasi që numri i shqiptarëve të Kosovës që i janë bashkuar militantëve në Siri është rritur ndërsa në mediat sociale janë bërë përpjekje për të joshur më shumë ndjekës.

Po ashtu lajmi për arrestimin e 40 personave është transmetuar edhe në disa nga mediat amerikane, duke përfshirë këtu edhe ABC NEWS, e cila ka cituar raportimet e bëra nga AP. / bk