Media zvicerane para ndeshjes Kosovë-Kroaci: Kosova dhe loja e saj krejt e parë vendore – jashtë

Futbollistët e Kosovës do të ndeshen me Kroacinë në lojën e parë vendore në kualifikimet për KB. Në qendër është mbrojtësi i GC-së, Alban Pnishi. Ai sqaron përse u shitën biletat e stadiumit për një kohë kaq të shkurtër – edhe pse loja mbahet në Shkodër të Shqipërisë.

Foto: JTKPHOTO / Shutterstock

E gjithë Kosova zien për këtë moment të së enjtes së 6 tetorit, ora 20.45. Kjo do të jetë një premierë tjetër për Federatën vendore të Futbollit të njohur vetëm në maj të 201-tës nga FIFA dhe UEFA: Sepse ndeshja kualifikuese për në KB me Kroacinë është loja e parë e obligueshme zyrtare e Kosovës në vend të vet – ndonëse kjo është një koncept i gjërë.

Goli i parë i Kosovës në një lojë zyrtare

Duke qenë se në Kosovë ende asnjë statdium nuk i përmbush kushtet e FIFA-s, loja mbahet në Shkodër të Shqipërisë. Mbrojtësi i Kombëtares kosovare Alban Pnishi, i cili në verën e 2015-tës kaloi nga FC Wohlen te Grasshoppersat e Cyrihut, festën e sheh si një lojë të vërtetë në shtëpi: «Jemi shumë të lumtur për këtë premierë. Që në Finlandë gjysma e stadiumit ishte e mbushur me tifozët tanë. Disponimi atje ishte i madhërishëm. Nuk mund ta marr me mend, sesi do të jetë ai të enjten», i thotë 25-vjeçari përmes telefonit «Nordwestschweiz»-it.

Dispomin i mrekullueshëm me tifozë gjaknxehtë

Stadiumi Loro Boriqi në Shkodër, ku i mban lojërat vendore Kombëtarja shqiptare, do të mbushte plot, 17’000 biletat ishin shitur për një orë, sikurse njoftoi Federata kosovare. «Kjo tregon sa euforike është popullata në Kosovë pas suksesit tonë të mirë fillestar (1:1 në Finlandë)», thotë Pnishi. «Aargauerzeitung» e zë atë të martën mbrëma, shkurt pas arritjes së Kombëtares në Shkodër. Skuadra në Prishtinë kishte mbërritur mëngjesin e së hënës. Në kryeqytetin e Kosovës, i cili është vetëm tre orë me veturë nga Shkodra, ekipi po stërvitet prej dy ditësh para një numri të madh spektatorësh, të cilët po tregojnë përkrahjen e tyre për lojtarët.

Duke pasur parasysh kundërshtarin e fortë, Kroacinë, Pnishi me gjithë euforinë kërkon përmbatje në pritjet për rezultatin. «Është bukur që na besohet kaq shumë. Por duhet të qëndrojmë patjetër përtokë», thotë ai. «Megjithatë: ne do zbresim në fushë për të fituar. Jam i sigurt, që do të japim një lojë të pastërt.»

Që kur Pnishi angazhohet për Kombëtaren e Kosovës, ai iu gëzohet pauzave të Kombëtares. «Kjo ka një rëndësi tjetër, është diçka speciale. Në kësi ratsesh gëzohesh dy javë përpara», thotë ai.

A po lind një ylli të ri?

Kjo kënaqësi, përkatësisht parakënaqësi e ndan edhe një i ri 16-vjeçar nga skuadra B e juniorëve të FC Barcelonës. Emri i tij është Labinot Kabashi. Mesfushori, që mendohet se do të ketë një të ardhur të ndritur, është i ftuar për herë të parë në rradhët e Kombëtares kosovare.

Kabashi deri më tani njihej vetëm një rreth i brendshëm. «Jam shumë krenar», citohet i ylli i ri në ueb-faqen e FC Barcelonës. «Në fillim kam menduar se dikush po bënte një shaka me mua. Por më pas e kuptova se është e vërtetë. Jam shumë i lumtur.»

Ende më i lumtur ai do të ishte nëse në një lojë eventuale do të mund të matej me Ivan Rakiticin, njërin prej yjeve të ekipit të fanionëve të FC Barcelonës. Por kjo nuk do të ndodhë. Aargauasi Rakitic iu mungon kroatëve në lojën kundër Kosovës për shkak të një lëndimi.

Ftesa për Kabashin nga njëra anë tregon, sesa besim të madh trajneri i Kombëtares kosovare Albert Bunjaki ka te 16-vjeçari. Nga ana tjetër është edhe shprehje e asaj se në mënyrë sa agresive skuadra ende e re po përpiqet për lojtarë me rrënjë kosovare. Sepse kabashi vërtet ka lindur në Kosovë – saktësisht në Skënderaj në veri të vendit – po mund të luajë dhe në Finlandë, ku e ka kaluar një pjesë të jetës.

Thirrja agresive e Kosovës

Stili i Federatës kosovare në javët dhe muajt e fundit po shkakton debat në mediat zvicerane. Së fundi në këtë kontekst ka tërhequr vëmendjen Florent Hadërgjonaj, i cili verës kaloi nga Young Boys te Ingolstadt në Bundesligën e parë. «Kontakti me Kosovën ishte aty, me Federatën, me trajnerin, ata po bëjnë çmos», tha zvicerani i talentuar i Kombëtares U21 për «Blick» dhe shtoi: «Për mua është e qartë që do ta vazhdoj rrugën time me U21-shin zviceran. Çfarë vjen më pas, është e hapur.»

Siqo që të vijë, me fillimin e kualifikimeve për KB Kosova po pën publicitet për kauzën e saj. Sepse, në premierën e lojërave të obliguara në fillim të shtatorit ekipi i trajnerit Albert Bunjaki e morri menjëherë pikën e parë. Pas një ngecje në fillim, Valon Berisha realizoi barazimin 1:1 nga pika e penaltisë për vendin e tij.

Kundërshtarët e tjerë të Kosovës, përveç Finlandës dhe Kroacisë, janë Islanda, Turqia dhe Ukraina.

(Aargauer Zeitung)