Media austriake: «Francezët dhe gjermanët si model për serbët dhe shqiptarët»*

Kryeministri serb Vuçiç të mërkurën vizitoi për herë të parë Shqipërinë




Disponimi këtë herë ishte shumë më i mirë së nëntor në Beograd. Si duket, ata po mësohen ngadalë se duhet të flasin hapur me njëri-tjetrin. Në vizitën e kryeministrit serb Aleksander Viçiç në kryeqytetin shqiptar, nikoqiri i tij, kryeministri Edi Rama tha se vizitat e ndërsjella do të ishin një shenjë e vullnetit të mirë për t’i afruar këto popuj më shumë me njëri-tjetrin. Ei shpreson që Vuçiç do të vijë përsëri në Shqipëri, por se do të vijnë edhe qytetarët e tij. Rama e vuri theksin te dimenzioni historik i bashkëpunimit të ri. ‹Ne kemi mundësinë të bëjmë atë që e kanë bërë francezët dhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.› E ardhmja e përbashkët gjindet në UE. Për fillim, ata do të përkrahin njëri-tjetrin në projekte të infrastrukturës, arsimit dhe turizmit. Rama e theksoi rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është ‹prologu i marrëdhënieve të reja midis Shqipërisë dhe Serbisë›.

Vuçiç nga ana e tij u shpreh se është krenar që është kryeministri i parë serb i cili e viziton Shqipërinë. Ai theksoi se midis Serbisë dhe Shqipërisë ka dallime në çështjen e Kosovës. Serbia e trajton Kosovën si pjesë integrale të saj, ndërsa Shqipëria atë e sheh si shtet të pavarur. Por ata e dëshirojnë dialogun. Në vigjilje të vizitës, debate kishte shkaktuar një deklaratë e presidentit serb Tomislav Nikoliç. Ai ka propozuar që Kosovës si një provincë serbe t’i njihen të drejta të autonomisë, çka demanton të gjitha zhvillimet e viteve të fundit (Kosova në vitin 2008 e ka shpallur pavarësinë) dhe mund ta rrezikojë edhe rrugëtimin e Serbisë për në UE.

Dronin e ka lëshuar Ismaili

Historiani dhe eksperti gjerman për Europën Juglindore Konrad Clewing tregon se në çmënyrë elegante ka reaguar Vuçiç ndaj propozimit të Nikoliçit. Ai ka thënë pikërisht që për këtë fillimisht duhet diskutuar në mënyrë interne, nëse një gjë e tillë është realiste. Ekspertët janë të mendimit që ndërmjet Nikoliçit dhe Vuçiçit mund të kishte një konflikt. Gjithsesi Vuçiç e ka pranuar që në Perendim është reaguar negativisht ndaj propozimeve të Nikoliçit.

Shefi i Qeverisë serbe e ka përmendur edhe lojën e futbollit të tetorit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, e cila është dashur të ndërpritet për shkak të një droni me një flamur shqiptaromadh që u shfaq mbi stadium dhe se tifozët serbë ishin sulur në fushë dhe i kishin sulmuar lojtarët shqiptarë. Vuçiç mendon që burri i cili fshihet pas aksionit me flamurin quhet Ismail dhe bashkë me persona të tjerë tre-katër ditë para ndeshjes ka ardhur nga Italia në Beograd. Shkurt pas lojës zyra e Vuçiçit kishte akuzuar gabimisht vëllain e kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, se e ka lëshuar dronin, çka për shkak të masave të sigurisë ka qenë krejt e pamundur.

Shqipëria e madhe nuk paraqet ndonjë projekt

Rama mendon që pas incidentit kanë nxjerrë mësim të dyja palët. Ai e bëri të qartë: ‹Shqipëria e Madhe nuk përbën ndonjë projekt apo program›. Frika nga ‹Shqipëria e Madhe› është fryrë muajt e kaluar sidomos nga mediat serbe, por edhe nga ana ruse. Një deklaratë e Ramës kishte shkaktuar kritika. Rama kishte thënë në prill që nëse intergrimi në UE ngec, Kosova dhe Shqipëria duhej të bashkoheshin në ‹mënyrë klasike›. Në Parlamentin e Tiranës, në fakt, nuk ka asnjë parti të vetme, që do ta përkrahte një kësi Shqipërie të Madhe. Dhe kryeministri shqiptar theksoi që qëllimi kryesor është që të gjitha shtetet e rajonit të integrohen në UE. ‹Sikur t’na shfaqej neve një flamur serbomadh, ne do të qeshnim – por kjo është një çështje perceptimi›, u shpreh ai lidhur me incidentin me flamurin.

Clewing mendon që Rama me deklaratat e tij të mëhershme për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka dashur të provokojë një angazhim më të madh të UE-së në Europën Juglindore. ‹Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shumë të dëgjueshëm, por Rama nuk do të jetë kaq i butë›, thotë Clewing për gazetën Standard. Rama i nuhat mirë disponimet. Shqipëria e Madhe nuk është ndonjë temë e madhe te shqiptarët, megjithatë eksziton një ndejnjë bashkësie te ka ata. ‹Një shqiptari nga Tirana një kosovar mund t’i duket i pazakontë, sepse flet ashtu si flet, po nuk e sheh si të huaj›, thotë Cleving.

Njohja e diplomave

Përparime në raportet ndërshtetërore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka vetëm në një fushë shumë praktike. Vuçiç përmendi gjatë vizitës së tij në Shqipëri se do të vijë te një njohje e plotë dhe ndërsjellë e diplomave. Deri tani Serbia dhe Shqipëria nuk ia kanë njohur njëra-tjetrës dëftesat e shkollave të larta. Vizita kishte të bënte edhe me projekte të infrastrukturës dhe shkëmbime tregtare. Takimi i Tiranës duhet të kuptohet si pjesë e Procesit të Berlinit, i cili u iniciua nga kancelarja gjermane Angela Merkel vitin e kaluar. Në prag të takimit të madh të Ballkanit në fund të gushtit në Vjenë, në të cilin do të jetë e pranishme edhe Merkel, shtetet e Ballkanit do të duhet të dëshmojnë projekte konkrete. Për këtë UE-ja është e gatshme të vejë mjete në dispozicion. Deri tani janë ngritur disa grupe pune, në të cilat po punojnë bashkërisht përfaqësues të ministrive të ndryshme të rajonit.

Këtu bën pjesë, për shembull, ndërtimi i autostradës ndërmjet Nishit serb dhe kryeqytetit kosovar, Prishtinës. Fundja, kjo autostradë do të lidhte Beogradin, Nishin dhe qytetin-port shqiptar – Durrësin. ‹Projektet e infrastrukturës, si duket, i marrin serozisht›, mendon Clewing. ‹Jnë paratë e EU-së›, shprehet eksperti i Institutit për Studimin e Europës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.

Shkëmbim i të rinjëve në rajon

Një projekt, të cilin e ka për zemër sidomos Gjermania, është shkëmbimi i të rinjëve në rajon. Serbët dhe shqiptarët për të arritur një mirkuptim më të mirë ndërmjet tyre duhet t’i marrin si shembull iniciativat franko-gjermane të ngritura pas Luftës së Dytë Botërore. Prandaj përfaqësues nga Shqipëria dhe Serbia do të vizitojnë projekte të të rinjëve në Gjermani dhe Francë; në Tiranë do të ngritet një qendër e të rinjëve, e cila do të përkrahet nga UE-ja.

Viteve të kaluar praktikisht nuk ka pasur marrëdhënie ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Duke qenë se Shqipëria gjatë kohës së komunizmit ka qenë plotësisht e izoluar, për një kohë të gjatë nuk kishte marrëdhënie me Jugosllavinë. Mungesa e njohurive për njëri-tjetrin shihet edhe në fushën e mediave, thotë Clewing. Në Beograd nuk ka korrespondentë shqiptarë dhe anasjelltas. Për shkak të mungesës së kontakteve dhe të njohurive për vendin tjetër, shumë lehtë mund të manipulohet edhe opinioni publik.

Nga ana shqiptare theksojnë që nuk do t’u shmangen problemeve dhe se duhet të bisedohet për gjithçka. Edhe për Kosovën. Afrimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut në Bruksel ka ngecur prej kohësh. Kështu të dyja vendet po bllokojnë rrugën e tyre për në EU. Në total, Kosovën e kanë njohur 109 shtete. Në Europën Juglindore, përveç Serbisë, Kosovën nuk e kanë njohur ende edhe Greqia dhe Bosnja e Hercegovina.

Forumi Ekonomik Vienez në Tiranë

Vizita e Vuçiçit në Tiranë u konfirmua vetëm një javë më parë – nuk dihet përse kaq afatshkurtër. Në raportimin mediatik serb siguria është temë qëndrore. Dhe në Tiranë, për shkak të vizitës së tij, janë marrë masa të gjëra sigurie.

Të enjten në Tiranë zhvillohet Forumi Vienez i Ekonomisë, në të cilin priten përfaqësues politik nga i gjithë rajoni. Ndër të tjera edhe kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Për shkak të luftimeve të 9 majit në Kumanovë, me çrast humbën jetën 22 vetë, dhe për shkak të tensioneve të brendshme politike, Maqedonia shihet si një vend labil në regjion. Shqipëria kërkon një hetim ndërkombëtar të ngjarjeve. Rama theksoi se duhet të implementohet Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni. / ks

* Artikulli është botuar me 28.05.205 në «Der Standard» të Austrisë.