Me transmetim reklamash, RTK dëmton mediumet private

Disiplinimi mediatik i shpërndarësve është vetëm njëri nga qëllimet e ndryshimeve të bëra në draftimin e rregullores për Shpërndarjen e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuale, raporton KTV.

Hartuesit e këtij drafti thanë se janë munduar maksimalisht që t’i marrin parasysh shqetësimet e ngritura paraprakisht.
Mirëpo, mosklasifikimi i atyre kanaleve, të cilat duhet të hyjnë në listën e parë të kanaleve nga operatorët kabllorë, u konsiderua si padrejtësi nga udhëheqësit e medieve.

Me qëllim të shmangies së telasheve në të ardhmen u kërkua që të bëhen ndryshimet në nenin 4 për të drejtat e autorit.
Kishte kërkesa që në listën e parë të kanaleve të futën edhe të tjera televizione.

Në këtë dëgjim të fundit publik u kritikua çështja e rregullimit të reklamave, ku u tha se RTK e cila paguhet nga taksat e qytetarëve nuk duhet lejuar që të transmetojë reklama, sepse po dëmton mediet private.

Gjithashtu u kritikua çështja e bartjes së sinjalit, të cilin duhet ta bëjnë vetë mediet.