Më thuaj çfarë dëshiron të shohësh kur të zgjohesh në Sarajevë, në Beograd, në Zagreb, në Shkup, në Prishtinë, në Podgoricë, në Tiranë…

Një editorial nga politikani liberal serb Çedomir Jovanoviq.

Çedomir Jovanoviq.



A e pyet veten ndonjëherë çka është jeta? Ku fillon gjithçka që je ti? Ku mbaron gjithçka që nuk je ti dhe fillon gjithçka që është e jotja? Edhe politika juaj. E para se të pyesësh veten…

Ngrite kokën dhe shiko, do të shohësh atë që ndjen dhe tanimë e di. Që ëndërron jetën tënde dhe tonën. Që jeton frikën dhe ankthet tuaja e tonat? Hapi sytë, jepja jetën ëndrrave. Shpërndaj retë. Largoje shiun. Edhe errësirën. Trimëroj të frikësuarit, të gjymtuarit, të dëbuarit. Shembi llogoret. Ndalo para kolonës që fillojnë të vrasin. Kolonat që ikin, që të mos vriten. Dhe përsëri shpërndajë retë. Largoje shiun. Edhe errësirën. Munde frikën.

A e ëndërron jetën derisa jeton vdekjen?
A e ëndërron paqen derisa jeton luftën?

Kur zgjohesh, kur del në dritare, shikon rrugët, ku gjithçka ngutet, edhe njerëzit, veturat, fytyrat e qeshura të shitëseve, fëmijët me çanta, shitës të çdo gjëje, dhe gjithçka që ndjek, dhe punon, kërkon, takon – a po i sheh, a e din pse ëndërrojmë jetën derisa po jetojmë frikën dhe ankthet?

Dhe a të shkon ndër mend, po, ja, je zgjuar nga gjumi, i ke larë dhëmbët, je përgatitur, ke dalë, punuar, ke qeshur, dëshiruar, ke pirë kafe, ke mbajtur dikë për dore, je kthyer në shtëpi, ke lexuar, ke shikuar film koti, ke larë dhëmbët, je shtrirë… Atëherë, a të bie ndër mend, që ende mund të zgjedhësh?

Të votosh? Të vendosësh? Të jetojmë atë që ëndërron dhe ëndërrojmë.

Dhe të pyesish. E pyetjet të jenë të shkurtra. E që përgjigja, përgjigja jote, të bëjë dallimin. Në mes të ëndrrave tuaja të përjetshme dhe tonave. Dhe mëngjesit tuaj e tonit.
Punë. Apo istikam.
Strehë. Apo shtëpi.
Mik. Apo armik.
Buzëqeshje. Apo thikë.
Bukë. Apo gjak.
Ti thuaj. Ti po pyetesh.

Sepse nesër nuk do të mundë të flasësh, të mendosh, të duash, të dëshirosh. Edhe atë nuk do të mundesh ta vëresh. Nuk do të mundesh as të ia mbathësh. Je aty, ku çdo ëndërr varet prej teje. Për arsye se zgjedh dhe vendos. Për vete, për ata më parë, për ata më pas.

Aty, ku din dhe bën dallimin. Aty, ku ti pyetesh. Dhe asnjëherë, mos më thuaj, çka ëndërron. Ëndërrojmë njëjtë. Çdo natë. Më thuaj, çka dëshiron të shohësh kur zgjohesh nga gjumi. Në Sarajevë. Beograd, Zagreb, Shkup, Prishtinë. Në Podgoricë. Tiranë. Dhe a është i vetmi zoti, ai që kërkon viktimën, për paqe. A jemi më shumë? Njerëz. A jemi mjaftueshëm? Për paqe. A mundemi? A dëshirojmë? A guxojmë? Paqe? Ti pyetesh. Ti vendos.

Këto janë fjalë për paqe. Dhe fjalët tuaja. Këto janë mendime dhe shpresa të të gjithë atyre të cilët besojnë në paqe. Të cilët për paqe pajtohen. Të cilët paqen e mbrojnë, në zgjedhjet e Bosnjë-Hercegovinës. Dhe në referendum në Maqedoni. Edhe në Prishtinë. Edhe në Beograd.

Ky është koalicioni për paqe. Bashkëngjitu!
Sepse prej teje nevojitet dhe varet.
Secila ëndërr e jote.
Dhe çdo zgjim i yti në mëngjes.
Në paqe.