Më të pasurit në botë: çdo zviceran mesatarisht disponon me 561’900 dollarë

Në një vend tjetër të botës personat privatë nuk kanë më shumë para se në Zvicër. Rrjedhimisht, rreth 200 mijë shqiptarë me banim në Zvicër po ashtu janë ndër më të pasurit në botë.

Foto: Shutterstock

Një zviceran i rritur ka mesatarisht 561’900 dollarë. Në asnjë vend tjetër të botës njerëzit nuk janë aq të pasur sa në Zvicër. Pas Zvicrës renditen Australia (376’000 dollarë), SHBA-të (345’000 dollarë) dhe Norvegjia (376’000 dollarë). Këto të dhëna i ka bërë publike të dielën gazeta e Zürichut «NZZ am Sonntag», duke u mbështetur në «Global Wealth Report» të Credit Suisse Research Institute. Raporti do të publikohet të martën.

Autorët e studimit janë optimistë edhe sa i përket të ardhmes: deri në vitin 2020 pasuria mesatare do të rritet në 606’000 dollarë. Sipas «NZZ am Sonntag» një ndër arsyet kryesore për rritjen e pasurisë në Zvicër është rritja e vlerës së frangut në raport me dollarin. Aktualisht personat privatë në Zvicër disponojnë me 3,5 bilionë dollarë. Sipas Lucia Waldner nga Credit Suisse Research Institute zviceranët janë njëmbëdhjetë herë më të pasur se mesatarja botërore. Rrjedhimisht, rreth 200 mijë shqiptarë me banim në Zvicër po ashtu janë ndër më të pasurit në botë. Llogaritet se rreth një e treta e tyre tashmë kanë shtetësi zvicerane.