Me sytë e një gjermani: Ballkani i dikurshëm siç nuk e keni parë kurrë

40 imazhe që ka fiksuar një fotograf gjerman në vitet e ’20-të shekullit të kaluar në vise të ndryshme të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Ndër to ka edhe motive nga vendbanime të shqiptarëve.

Rojë rruge në Kosovë



Fotografi gjerman Kurt Hielscher në mesin e viteve të ’20-të e vizitoi Jugosllavinë. Ai më parë kishte publikuar fotografi nga Italia, Spanja dhe Rumania, të cilat e kishin intriguar qeverinë e Beogradit. Kjo u bë shkak që ai të ftohej ta vizitonte dhe dokumentonte vendin e njerëzit e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene

Fotografi bëri 1’200 shkrepje në pllaka Agfa-Chromo-Isorapid; 191 prej tyre dolën në një album me emrin «Jugosllavia. Sllovenia, Kroacia, Dalmacia, Mali i Zi, Hercegovina, Bosnja, Serbia. Peisazh, arkitekturë, jetë popullore», i cili u botua në Berlin më 1926 në shtëpinë botuese «Ernst».

Hielscher donte të krijonte diçka më shumë se kartolina. Imazhet e tij të qasin në jetën e fillimeve të federatës mbretërore, e cila edhe atëbotë në përditshmëri thirrej Jugosllavi. Një projekt politik, që siç thekson media zvicerane që e sjell një seri të këtyre imazheve «watson.ch», megjithatë dështoi në mënyrë tragjike.

Ohër
Počitelj, në lumin Neretva, Bosnjë e Hercegovinë
Porti i Splitit, Kroaci
Qytet minierash, Kratova, Maqedoni
Roje rruge në Kosovë
Shibenik, Kroaci
Shtëpi në Krašnja, Slloveni
Stan në Črešnjevec, Kroaci
Te ura e vjetër në Mostar, Bosnjë e Hercegovinë
Trebinjë, Bosnjë e Hercegovinë
Trogir, Kroaci
Vajza në Sarajevë
Vajza në Travnik, Bosnjë e Hercegovinë
Vajza nga Busovača, Bosnjë e Hercegovinë
Valle popullore me gajde
Varrezë hebraike në Sarajevë
Vishegrad, Bosnjë e Hercegovinë
Bardovtsi, Shkup
Burra në Travnik, Bosnjë e Herzegovinë
Ditë pazari në Prizren
Dubrovnik dhe ishulli i Lokrumit, Kroaci
Familje në Serbi me fëmijë në samar të gomarit
Grua gjysmë e mbuluar në pazarin e Sarajevës
Grua me kostum, Prizren
Grua me perçe në Pazarin e Sarajevës
Herceg Novi, Mal i Zi
Jajce, Bosnjë e Hercegovinë
Kështjellë në Otočec, Slloveni
Kratovë, Maqedoni
Kullë sahati në Počitelj, Bosnjë e Hercegonibë
Malazez në Lahutë
Mali i Zi i Shkupit
Manastiri i Deçanit
Maqedoni
Mostari me urën mbi Neretvë, Bosnjë e Hercegovinë
Në rrethinën e Shkupit
Në Split, Kroaci
Novo Sellë, Maqedoni
Novosellë, në Maqedoni