Më shumë viktima nga aksidentet në shtëpi se në trafik




Gjithnjë e mëshumë njerëz në Zvicër humbin jetën nga rrëzimi. Dhe numri më i madh i tyre nuk ndodh në shkallë…

Rrëzimet shkaktojnë në Zvicër më shumë viktima në vit se sa aksidentet në trafik. Sidomos të moshuarit i ekspozohen këtij rreziku. Nga 100’000 mbi 90-vjeçarë, rreth 800 bien pre e ndonjë rrëzimi. Ata nuk mund t’i vlerësojnë si duhet rreziqet. Kjo del nga statistikat «Status 2014» të Qendrës Këshilluese për Mbrojtje nga Aksidentet (BfU).

Në vitin 2011 kanë vdekur 1’483 persona nga një rrëzim në shtëpi, 15’820 të tjerë janë lënduar rëndë ose kanë ngelur invalidë, raporton Tages Anzeiger duke u referuar statistikave të BfU-së. Numri i viktimave në trafik ose në sport në krahasim me këto është i vogël: Rreth 300 njerëz në vit humbasin jetën në rrugë, ndërsa te 140 vdesin duke u marrë me ndonjë sport. Në vitin 2006 BfU numëronte 1’185 viktima të rrëzimeve.

Parasëgjithash për persona në moshë të shtyrë rrëzimet janë fatale. Nga 100’000 banorë në moshë mbi 90-vjeçare vdesin 758 nga një rrëzim, te ata 71 deri 90 vjeç ky numër është 41.

Rrëshqitje, ngatërrim, pengim

Një pjesë e madhe e aksidenteve nuk ndodh, siç mund të pandehet, në shkallë, po në sipërfaqe të rrafsha – pensionistët ngatërrohen shpesh dikund ose rrëshqasin. Më së shpeshti bien në dhomën e ndejes ose të fjatjes; më pas vijnë kopështi ose pishina, si vende ku ndodhin këto aksidente. Shpeshherë përbëjnë qoshet e tepihëve, pragjet e dyerve ose kabllot kurthet e vdekjes së tyre.

Shumica e këtyre aksidenteve nuk shpiejnë menjëherë në vdekje. Shpeshherë ata thyejnë diçka dhe ndahen nga jeta pasi të jenë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të mara.

Thyerje në mes ose këllqe

Studimi tregon që thyerjet në mes, këllqe apo nyje janë plagët më të pësuara. Të shpeshta janë edhe lëndimet në kokë ose ato të muskujve.

Sipas BfU-së këta persona të moshuar në të shumtën e rasteve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që paraqesin rrëzimet. Vetëm 15 për qind e mbi 75-vjeçarëve besojnë që rrëzimet mund të çojnë në lëndime që duhet trajtuar në spital. Qendra Këshillimore flet në këto rrethana për një sfidë të shoqërisë dhe institucioneve, duke pasur parashysh që numri i personave të moshuar në Zvicër vjen duke u rritur. / ksGjithnjë e mëshumë njerëz në Zvicër humbin jetën nga rrëzimi. Dhe numri më i madh i tyre nuk ndodh në shkallë…

Rrëzimet shkaktojnë në Zvicër më shumë viktima në vit se sa aksidentet në trafik. Sidomos të moshuarit i ekspozohen këtij rreziku. Nga 100’000 mbi 90-vjeçarë, rreth 800 bien pre e ndonjë rrëzimi. Ata nuk mund t’i vlerësojnë si duhet rreziqet. Kjo del nga statistikat «Status 2014» të Qendrës Këshilluese për Mbrojtje nga Aksidentet (BfU).

Në vitin 2011 kanë vdekur 1’483 persona nga një rrëzim në shtëpi, 15’820 të tjerë janë lënduar rëndë ose kanë ngelur invalidë, raporton Tages Anzeiger duke u referuar statistikave të BfU-së. Numri i viktimave në trafik ose në sport në krahasim me këto është i vogël: Rreth 300 njerëz në vit humbasin jetën në rrugë, ndërsa te 140 vdesin duke u marrë me ndonjë sport. Në vitin 2006 BfU numëronte 1’185 viktima të rrëzimeve.

Parasëgjithash për persona në moshë të shtyrë rrëzimet janë fatale. Nga 100’000 banorë në moshë mbi 90-vjeçare vdesin 758 nga një rrëzim, te ata 71 deri 90 vjeç ky numër është 41.

Rrëshqitje, ngatërrim, pengim

Një pjesë e madhe e aksidenteve nuk ndodh, siç mund të pandehet, në shkallë, po në sipërfaqe të rrafsha – pensionistët ngatërrohen shpesh dikund ose rrëshqasin. Më së shpeshti bien në dhomën e ndejes ose të fjatjes; më pas vijnë kopështi ose pishina, si vende ku ndodhin këto aksidente. Shpeshherë përbëjnë qoshet e tepihëve, pragjet e dyerve ose kabllot kurthet e vdekjes së tyre.

Shumica e këtyre aksidenteve nuk shpiejnë menjëherë në vdekje. Shpeshherë ata thyejnë diçka dhe ndahen nga jeta pasi të jenë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të mara.

Thyerje në mes ose këllqe

Studimi tregon që thyerjet në mes, këllqe apo nyje janë plagët më të pësuara. Të shpeshta janë edhe lëndimet në kokë ose ato të muskujve.

Sipas BfU-së këta persona të moshuar në të shumtën e rasteve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që paraqesin rrëzimet. Vetëm 15 për qind e mbi 75-vjeçarëve besojnë që rrëzimet mund të çojnë në lëndime që duhet trajtuar në spital. Qendra Këshillimore flet në këto rrethana për një sfidë të shoqërisë dhe institucioneve, duke pasur parashysh që numri i personave të moshuar në Zvicër vjen duke u rritur. / ks