Më shumë të rinj në kërkim të një vendi pune

Papunësia në Zvicër ka shkuar në 3,2 për qind. Të prekur janë sidomos të rinjtë.

Në krahasim me qershorin, papunësia në Zvicër është rritur për 0,1 për qind dhe me këtë ajo momentalisht shkon në 3,2 përqind. Në Qendrat Regjionale për Ndërmjetësimin e Punës (RAV) në fund të gushtit janë regjistruar 137’000 veta. Kjo përbërbën mbi 3’000 persona më shumë se në fund të korrikut.

Kjo rritje e papunësisë mendohet se lidhet para së gjithash me të rinjtë e rritur. Numri i grupmoshës nga 15 deri 24 vjeç pa një vend pune është ngritur nga 17’000 në korrik në mbi 20’500 në gusht. Kështu del nga shifrat e Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi, transmeton «20 Minuten». Ndërkohë që shifrat e papunësisë të grupmoshës mbi 50 vjeç është zvogëluar në krahasim me korrikun. Te grupmoshat nga 25 deri 49 vjeç papunësia në krahasim me korrikun ka ngelur e njëjtë.

Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, shifrat e papunësisë tregojnë një rritje. Numri i të lajmëruarve në entet e punësimit në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 8’500 veta. Në gusht të 2014-tës kuota e të papunëve shkonte në 3,0 për qind. ks