Më shumë interesim se kurrë për pasaportën zvicerane

Numri i marrjes së nënshtetësisë zvicerane ka shënuar një rekord. Arsyeja për këtë mund të jenë dy iniciativa popullore të kohëve të fundit.

Foto: Arnaldo Jr / Shutterstock.com

Popullsia zvicerane vazhdon të rritet. Interesimi për pasaportën e kuqe është më i lartë se kurrë ndonjëherë, e transmeton Aargauer Zeitung Sekretariatin Shtetëror për Migracion. Nga janari 2016 deri në maj të këtij viti, në krahasim me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar, ka një rritje prej 27,7 për qind të interesimit për shtetësinë zvicerane. Trendi, në fakt, ka filluar që në vitin e kaluar, kur ishte shënuar një rritje prej 23 për qind e dëshirës për pasaportën helvetike. Me më shumë interesim për shtetësinë zvicerane shquajnë sidomos italianët, të ndjekur nga gjermanët dhe portugjezët.

Nuk ka hulumtime të thelluara për motivet e kësaj rritjeje. Sipas Aargauer Zeitung, arsyet e këtij shtimi të interesimit janë politike. Ato lidhen njëherë me vendimin e këshillave federale të 2014-tës për revidimin e ligjit për shtetësi, sipas të cilit nga 2018-ta për shtetësinë zvicerane mund të aplikojnë vetëm të huajt me status qëndrimi C. Një arsye tjetër llogariten edhe votimet për Iniciativën e Migrimit Masiv dhe ai për Iniciativën për Zbatim. Ndonëse efekti i tyre është vështirë të verifikohet.

Deputetja federale e SP-së, Silvia Schenker, është shprehur që në shkurt të këtij viti se debati lidhur me këto iniciativa ua ka bërë të huajve të qartë se pa shtetësinë zvicerane ata nuk do t’i gëzojnë të njëjtat të drejta. Ndërsa profesori i Nëshatelit Etienne Piguet, specialist i çështjeve të migracionit, mendon që këto platforma kanë krijuar një klimë pasigurie në Zvicër. Speciali i Baselit për çështje të integrimit Thomas Kessler i qëndron mendimit se sidomos Iniciativa e Migrimit Masiv e ka nxitur interesimin për shtetësinë zvicerane. Fjala është për përparsitë në tregun e punës, në tregun e banesave, në sigurimin e moshës dhe lirinë e lëvizjes. ks