«Më shumë hapësirë për ne!»

«Pro Juventute» e kritikon mungesën evendeve të përshatshme për fëmijët. Kjo ka ndikim negativ në zhvillimin e tyre.

Foto: Shutterstock.com



Sipas organizatës që angazhohet për fëmijët, «Pro Juventute», po zhduken hapësirat ku fëmijët kalojnë kohën: fushat e futbollit, vizatimet me shkumës në lagje… «Në Zvicër ka gjithnjë e më pak vende publike të përshtatshme për fëmijët», e citon «20 minuten» organizatën. Për të sensibilizuar për këtë, ajo ka lansuar fushatëm «Më shumë hapësirë për ne».

Fushatën e saj, organizata e hapë me një aplikacion (App), me të cilin fëmijët mund ta hulumtojnë rrethinën e tyre dhe ta markojnë një vend që iu përlqenë për të ndërmarrë diçka. Me përdorimin e aplikacionit nga shumë fëmijë, del një hartë me vende të dashura për fëmijë në Zvicër. «Në Zvicër ka hapësira të lira, të cilat ose nuk janë atraktive për fëmjët, ose për arsye sigurie në fundjavë mbeten të mbylluara – sikurse janë oborret e shkollave», kritikon «Pro Juventute».

Në anën tjetër, prindërit, mësuesit dhe autoritetet po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm. Prandaj edhe iu ndalohet fëmijëv që të qëndrojnë në sheshin e shkollës pa mbikëqyrje. Një përfaqësues i «Pro Juventute»-s këtë e quan budallallëk: «Fëmijët duhet patjetër të guxojnë të luajnë edhe pa mbikëqyrjen e të rriturve». Sipas tij, hapësiarat e lira kanë rol qëndror në zhvillimin e fëmijëve. «Nëse një fëmijë nuk mund të luajë regullisht jashtë, kjo ka ndikim në aftësitë e tija sociale dhe motorike». Atëherë do të binin aftësitë koordinuese, kondicioni dhe fuqia e fëmijës.

Sigurisht që duhen hapësira të arritshme, sepse sidomos fëmiët e vegjël nuk mund të ecin kaq larg vetëm. Prandaj është shumë me rëndësi që me planifikimin e një vendbanimi, të planifikohen edhe hapësiarat ku mund të takohen dhe luajnë fëmijët. Organizata është e lumtur edhe me hapësira të përkohshme, sepse janë gjithë ato vende djerë, ku pritet të ndërtohet diçka… Deri atëherë mund të bëheshin vende të përkohëshme për lojëra fëmijësh.

Edhe udhëheqësi i sektorit për Zhvillimin e Kantonit dhe Qytetit të Bazelit e sheh të udhës që të krijohen më shumë hapësira të lira për fëmijët. Në Bazel po punohet në një projekt me emrin «1,20m», ku po përpiqen që palnet për ndërtimet e reja t’i shohin nga perspektiva e fëmijëve. Sipas tij, ndërtimi i dendur është i mirë, sepse duke u ndërtuar lartë, poshtë mbetet sipërfaqe për hapësira fëmijësh. Por, edhe duke i spostuar parkingjet nën dhé. Barrierat e trafikut janë gjtihashtu një masë në dobi të fëmijëve. Edhe ai është kundër mbylljes së oborreve të shkollave. ks