Më shumë diversitet në Parlamentin e Zvicrës

[Best_Wordpress_Gallery id=”139″ gal_title=”Osmani”]

Më 9 maj 2015 migrantët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës prezantuan dhe aprovuan manifestin e promovuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 tetorit 2015. Ata janë pjesë e Zvicrës dhe duhet të përfaqësohen dhe në Parlamentin federal të Zvicrës.

Nga Osman OSMANI

Rreth 100 anëtarë të strukturës socialdemokrate për migrantët u tubuan më 9 maj në kongresin e tyre zgjedhor në Bernë. Afër 20 kandidatë me rrënjë familjare jashtë Zvicrës shkëmbyen mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ata të gjithë kanë të njëjtin qëllim: Më 18 tetor të kujdesen për diversitet në Parlamentin e Zvicrës. Rreth 48 për qind të popullatës së Zvicrës njëri prind i ka lindur jashtë Zvicrës. Ky diversitet duhet të pasqyrohet edhe në Parlament të vendit.

Struktura e veçantë e migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës – SP MigrantInnen/ PS Migrant-e-s – si projekt ekziston nga viti 2012. Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm për të zgjeruar bashkëpunimin me migrantët dhe organizatat e tyre si dhe për të fuqizuar pozitën e tyre në kuadër të Partisë Socialdemokrate. Kryetar i kryesisë së kësaj strukture të migrantëve socialdemokratë u zgjodh Mustafa Atici (Bazel). Nënkryetarë u zgjodhën Osman Osmani (Schaffhausen), Françoise Bassand (Cyrih), Ihsan Kurt (Vaud) dhe Frédéric Nouchi (Valis).

Se sa i rëndësishëm është zëri i migranteve dhe migrantëve në Parlament tregon edhe situata e refugjateve në hapësirat e Detit Mesdhe, për të cilën migrantët socialdemokratë me këtë rast aprovuan edhe një rezolutë.

Partia Socialdemokrate qysh tani ka 10 qytetarë me dyshtetësi në grupin parlamentar federal. Gjithsejtë rreth 30 për qind e kandidatëve në listat e Partisë Socialdemokrat të Zvicrës, përpos pasaportës zvicerane posedojnë edhe një pasaportë tjetër. Nga kjo përqindje, 20 kandidatë u prezantuan personalisht para kongresit zgjedhor.

Përfaqësim përmbajtësor i shqiptarëve

Kandidati shqiptar për zgjedhjet parlamentare federale të Zvicrës, Arbër Bullakaj, u prezentua:

«Emri im ёshtё Arbёr Bullakaj, unё vij nga Wil dhe kandidoj i 9-ti nё listёn e partisë për kantonin. Kam lindur nё Kosovё dhe kur isha 8 vjeç kam ardhur sё bashku me nёnёn time dhe motrat e vёllezёrit nё Zvicёr. Babai im në Zvicër ka ardhur 10 vite para se t’i bashkoheshim ne, dhe punonte punё sezonale nё profesione tё ndryshme. Kёshtu ishte atёherё, punёtorёt sezonalё shkonin atje ku kishte pune, qoftё ajo nё fermё, nё pyll, çatibёrёs, ose edhe murator.

Si i ri fillova tё interesohesha pёr politikёn zviceriane dhe shumё shpejt u bёra anёtar i Partisё Socialdemokrate tё Zvicrёs. Ndёrkohё jam pjesё e Parlamentit tё Qytetit dhe zёvendёspresident i Partisё Socialdemokrate tё Kantonit St. Gallen. Pёrveç punёs si afarist, jam bashkëthemelues dhe aktivist nё Grupin tonё integrues ‹Fair Wil›, që do të thotë Dhoma e Integrimit pёr Grupet e Pavarura nё Wil. Ajo ndёrkohё ka mbi 80 anёtarё dhe mbi 15 përkrahës vullnetarё.

Projekti ynё i parё ështё hapja e njё zyre shkrimesh, e cila u shёrben njerёzve nё Wil dhe rrethinë si pikё kontakti. Ne mbёshtesim para së gjithash personat me njohuri tё dobёta tё gjuhёs gjermane, si pёr shembull nё plotёsimin e formularёve ose nё shkrimin e letrave dhe aplikimeve. Por gjithashtu ofrojmё mbёshtetje nё kёrkimin e banesave nё internet, e cila mua mё sjell pothuaj tek pika 4 e manifestit tё zgjedhjeve, tё cilёn do tё doja t’ua prezantoja shkurt.

Pёrse strehimi i pёrballueshёm ёshtё pёr tё gjithё njё temё shumё e rёndёsishme, do ta shpjegoj nё shembullin e mёposhtёm. Tek zyra jonё e shkrimit, vijnё gjithmonё e mё shumё njerёz, tё cilёt kanё nevojё pёr strehim. Kёta janё persona tё cilёt nga Zyra Sociale marrin njё çmim-pengesё prej 1’200 frangave, dhe kjo jo vetёm pёr njё person, por pёr njё çift me fёmijё. Madje edhe nё qytetin e vogёl tё Wil kёto vlera janë njё iluzion. Vlen pёr t’u nёnvizuar fakti se nё Wil ka shumё vende tё lira. Ҫmimet e banesave janё rritur masivisht dhe kjo prek sёrish ata qё fitojnё mё pak. Pёr shembull nё zyrёn tonё nё Fair Wil ёshtё një burrё, i cili punonte nё njё restoran dhe fitonte si rrogё mujore 2’500 franga bruto, megjithёse ai punonte 60 orё nё javё. Duke qenë se ai kishte frikё se mos humbte punёn e tij, burri nuk guxonte tё mbronte veten e vet. E pra, ku duhet tё shkojnё kёta njerёz nёse nuk ёshtё mё e mundur qё tё gjesh njё banesё nёn 1’200 franga nё muaj? Shoqёria jonё nuk ka mё vend pёr ta? Dhe megjithatё nё preambulёn e kushtetutёs federale qёndron: Forca e popullit matet me mirёqenien e tё dobёtit. A jemi ne njё popull i varfёr, duke qenё se kemi kaq shumё multimiliarderё. Ata qё fitojnё mё pak pёrballen nga njёra anё me presionin e rritjes sё vazhdueshme tё kostove fikse dhe, nga ana tjeter, pёr shkak tё gjendjes sё tyre ata janё shpesh viktima tё shfrytёzimit dhe bien nё njё rreth vicioz.

Të dhënat mё tё reja statistikore, tё cilat ka i publikuar zyra federale, tregojnё qё kjo problematikё na përket mё shumё neve emigrantёve. Rezultatet tregojnё, se familjet me prejardhje emigrante, si ato me njё person, ashtu edhe ato me dy ose mё shumё persona kanё nё dispozicion mesatarisht 12 metra katrorё mё pak hapёsirё banese pёr person sesa çdo person tjetёr pa prejardhje emigracioni.

Prandaj duhet ta luftojmё rritjen e vazhdueshme tё çmimit të tokёs. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё ketё pёr tё gjithё mjaftueshёm banesa dhe magazina me çmime tё arsyeshme nё dispozicion.

Ngarkesa e buxheteve familjare nga qiraja duhet tё ulet mё nё fund. Ne duhet t’i kundёrvihemi ashpёr rritjes sё çmimit tё tokёs, i cili ёshtё pёrkeqёsuar nga spekulimet.

Prandaj ёshtё pёrcaktuar shumё qartё nё Manifest, qё qytetet me nevojё akute banesash dhe zona tё dukshme pёr rritje çmimesh pёr ndёrtimin e banesave, tё pёrcaktojnё parimin e kostos sё qirasё dhe tё sigurojnё strehim pёr familjet me tё ardhura tё ulёta ose mesatare. Mё tej duhet qё qytetet dhe komunat tё kёrkojnё nё mёnyrё aktive mundёsi pёr tё blerё toka ndёrtimi ose toka industriale. Toka pastaj duhet t’u vihet nё dispozicion shoqёrive pёr strehimin me qira dhe shoqatave jofitimprurёse.

Pёrveç kёsaj, nevojitet njё vlerё e shtuar dhe e qёndrueshme e taksёs kantonale nё zonat e vetmuara dhe ato ku ka mundёsi ndёrtimi, sipas ligjit tё planifikimit hapёsinor. Tё ardhurat do tё pёrdoren pёr një strehim tё pёrballueshёm.

Pra strehimi i pёrballueshёm ёshtё i lidhur ngushtё me pёrzierjen sociale dhe mbi tё gjitha me mundёsitё e barabarta. Prandaj duhet qё ne politikanёt me prejardhje emigrantёsh mbi tё gjitha tё mbajmё njё qёndrim ndaj strehimit tё pёrballueshёm.»

Arbër Bullakaj së fundmi është anëtarësuar edhe në sindikatën Unia. Ai vazhdon aktivitetin e tij dhe ka nevojë për përkrahjen e komunitetit.[Best_Wordpress_Gallery id=”139″ gal_title=”Osmani”]

Arbër Bullakaj së fundmi është anëtarësuar edhe në sindikatën Unia. Ai vazhdon aktivitetin e tij dhe ka nevojë për përkrahjen e komunitetit.